Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Zotaj compare les manifestations contre Rama à celles de 1990 contre le régime communiste

zz

Vasilika Zotaj, njohëse e politikës, ka krahasuar protestat aktuale në Shqipëri kundër qeverisë me protestat e dhjetorit të vitit 1999. Ajo ka thënë se atëkohë njerëzit kishin protestuar për ndryshimin e një sistemi, ndërsa sot protestohet për ndryshimin e një mendësie qeverisëse. 

Zotaj ka kritikuar mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga kryeministri Edi Rama, duke pretenduar se ai ka përqendruar kompetencat në duart e veta.

“Nuk është situatë e re në Shqipëri dhe nuk është që ka ndodhur për herë të parë. Nëse i kthehemi historisë, në Shqipëri kanë ndodhur disa situata të tilla, por më e ngjashmja është ajo e dhjetorit 1990 kur janë ngritur të gjithë studentët në protestë. Por atëherë kanë qenë një grup i udhëheqësve me pedagogët. Ndryshimi ka qenë nga situata tani se atëherë protestohej kundër një sistemi. Ndërsa sot nuk protestohet për një ndryshimin e një sistemi, por ndryshimin e një mendësie qeverisëse që e ka sjellë PS-ja”, u shpreh ajo në “Konfront”. 

Zotaj shtoi se Rama “i ka izoluar” kompetencat e institucioneve të tjera në duart e tij. 

Protestat në Shqipëri kanë hyrë në ditën e nëntë. Ato janë përcjellë vazhdimisht me incidente, me protestues e policë të lënduar. 

Lire les autres mises à jour
Affronter

EN DIRECT : Menaces d'Edi Rama contre les manifestants