Komuna e Prishtinës ka dal me një apel urgjent për qytetarët që të kenë kujdes, duke thënë se malet rreth Prishtinës po digjen.
Komuna u ka bërë apel urgjent qytetarëve që të mos ndezin zjarre në natyrë, të mos hedhin cigare të ndezura dhe të mos lënë prush apo materiale që shkaktojnë zjarr. Po ashtu u ka thënë atyre se nëse shohin zjarr të largohen e të lajmërojnë zjarrfikësit.
“Malet përreth Prishtinës po digjen! Në temperatura të larta dhe kushte të thata, mjafton vetëm një shkëndijë që zjarri të përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar pyjet, kafshët, pronat dhe jetën e njerëzve. Ju bëjmë thirrje të gjithëve: Mos ndizni zjarre në natyrë! Mos digjni barishte, hamullishta apo mbeturina! Mos hidhni cigare të ndezura! Mos lini prush apo materiale që mund të shkaktojnë zjarr! Nëse shihni tym apo zjarr, largohuni nga zona e rrezikut dhe lajmëroni menjëherë Zjarrfikësit e Kryeqytetit në numrin 193. Mirënjohje e thellë për Zjarrfikësit e Kryeqytetit dhe ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët po luftojnë me zjarret pa ndërprerje, ditë e natë. Përkushtimi dhe guximi i tyre po mbrojnë natyrën, pronat dhe jetën e qytetarëve tanë. Jemi krenarë me ju!” – thuhet në apelin e Komunës.
-
Comment s'entendre avec un Serbe russe ?
-
Les techniciens des écoles primaires et secondaires menacent de faire grève le 1er septembre.
-
Mustafa : VV – PDK peuvent fonctionner ensemble
-
DioGuardi : Le Kosovo doit avoir un président ; des ennemis sont prêts à perturber l'équilibre dans les Balkans.
-
L'envoi de chariots en Serbie provoque des affrontements entre les députés de l'Alliance et du VV.