Asamblistët e Vetëvendosjes në Prishtinë kanë dorëzuar në hetuesi pretendime të tjera për legalizime të paligjshme në kryeqytet.
Sipas shefit të asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, bëhet fjalë për materiale që janë pranuar nga një sinjalizues anonim, e që thotë se është punëtor i Komunës.
Në një deklaratë për mediat, pas dorëzimit të materialeve në polici, Sveçla ka thënë se në to “përmenden emra të bizneseve, të zyrtarëve dhe shkeljeve ligjore që kanë ndodhur gjatë këtij procesi”.
“Legalizimi është i rregulluar me ligj dhe objektet e legalizuara kanë deficite ligjore, që një pjesë e tyre janë edhe në pronë publike... Ka edhe raste kur objektet janë ndërtuar pas vitit 2018, kur ka hyrë në fuqi ligji për trajtimin e objekteve pa leje. E kemi vlerësuar si shumë të rëndësishme që lëndët si parashtresë t’ua bashkëngjisim hetuesve që po e hetojnë rastin nga kallëzimi penal që e kemi bërë më 30 korrik”, ka thënë Sveçla. “Pos legalizimeve, materialet përmbajnë edhe një varg pretendimesh të tjera, që sipas sinjalizuesit kanë ndodhur në Komunë, me shkelje ligjore, nga transferet e shumave të mëdha që kanë ndodhur nga Kosova në Britani, e për të cilat sipas pretenduesit, autoritetet britanike veçse kanë nisur hetimet dhe e njëjta thuhet edhe për autoritetet e Kosovës”.
Më 30 korrik, kjo parti pati dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për pretendime të ngjashme. Sipas Sveçlës, pas kallëzimit penal më 3 gusht është bërë kërkesë për qasje në dokumentet publike për dosjet në fjalë. E sipas tij, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, qysh atë ditë i ka marrë dosjet në zyrën e vet.
aussi
Suite à un renseignement, la LVV emmène Rama au parquet, soupçonné de régularisations illégales.
“Kjo vërtetohet lehtësisht, duke kërkuar nga punëtorët që i kanë dorëzuar te Rama. E më 5 gusht, zoti Rama në objektet e departamentit të legalizimeve ka mbajtur mbledhje të mbyllur, ku ka qenë shefi i tij i kabinetit, Florent Maliqi, dhe zyrtarja që i ka trajtuar këto lëndë problematike”, ka thënë Sveçla.
Sveçla tutje ka thënë se kjo çështje s’duhet ndarë nga “mendësia qeverisëse që ka instaluar Përparim Rama në kryeqytet”.
Ai ka thënë se Prishtina po plaçkitet.
“S’mund të flasim vetëm për keqmenaxhim, sepse keqmenaxhimi është paaftësi e menaxhimit, por keqmenaxhimi kur i shtohen dëmet financiare atëherë lirisht mund t’i themi se po bëhet plaçkitje. Po plaçkitet Prishtina. E sotmja e saj, duke iu marrë paratë dhe e ardhmja e qytetarëve për shkak të kushteve dhe cilësisë së jetës që po e bëjmë. E kemi parë çfarë gjendje është pastrimi, Prishtina është bërë e pajetueshme. Për këto adresa është Rama dhe Qeverisja e tij”, ka thënë Sveçla.
Ai ka bërë të ditur se në materiale ka të përmendur edhe zyrtarë policorë “që i ndihmojnë Ramës në arritjen e qëllimeve të tij”. Sveçla ka thënë se materialet do të dorëzohen edhe në Zyrën e Kryeprokurorit “sepse thellësia e skandaleve, keqpërdorimeve dhe abuzimeve në Komunën e Prishtinës është e paparë ndonjëherë dhe ka mbërritur përmasa maksimale”.
aussi
Cinq citoyens albanais rapatriés de Syrie
Municipalité pati paralajmëruar masa ndaj kujtdo që rezulton se e ka shkelur ligjin.
KOHA ka disa javë që i ka shkruar rregullisht autoriteteve komunale për të marrë deklarata lidhur me pretendimet në fjalë. Kur të ketë përgjigje ato do të publikohen.