Aktgjykimi i Gjykatës Speciale, zgjedhja e presidentit të ri dhe integrimi evropian janë temat kryesore të diskutuara nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me përfaqësuesit e Kosovës. Gjatë vizitës në Prishtinë, ajo ka komentuar edhe nismën ligjore për t’ia tkurrur mandatin Speciales. Von der Leyen ka thënë se vendimi për të vendosur për këtë i takon Kosovës, por ka lënë porosinë që ndryshimet të mos e prekin pavarësinë e gjyqësorit
Me të mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, është pritur të enjten me protesta.
Në shtetin ku qytetarët janë deklaruar prej më proevropianëve në Kontinentin e Vjetër, është shprehur revoltë për verdiktin dënues për ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët i shpalli fajtorë për krime lufte Gjykata Speciale me seli në Hagë, e cila është formuar nga Kosova me presion ndërkombëtar.
Një grup të rinjsh kanë dalë në protestë tek Aeroporti, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në pankartat e tyre, përveç “Jo në emrin tim”, shkruan edhe mesazhe si: “BE, na keni tradhtuar” dhe “Sot Thaçi, nesër Zelensky”.
Protestuesit e kanë bllokuar rrugën kryesore për të dalë nga aeroporti, aty ku parashihej të kalonte presidentja e KE-së. Megjithatë, eskorta e saj ka kaluar aeroportin nga dalja për Lipjan dhe ka mbërritur në Prishtinë, ku është pritur nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu dhe nga kryeministri Albin Kurti.
Pas takimeve me të dy përfaqësuesit më të lartë institucionalë, Von der Leyen doli në konferencë për media krah Kurtit.
Fjalimi i presidentes së Komisionit Evropian i përçoi tri mesazhe.
I pari lidhet me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.
Ajo ka thënë se dënimi është për individët dhe me të nuk është gjykuar Kosova.
“Aktgjykimi i Speciales ka shkaktuar emocione të fuqishme. E çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që thërrasin për qetësi. Aktgjykimi është dhënë nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet. Mbrojtja ka të drejtë të apelojë. Ky aktgjykim ka të bëjë për përgjegjësinë individuale. Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim dhe duhet të respektojmë kujtesën për të gjitha viktimat, për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë presidentja e KE-së.
Ajo ka insistuar se asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.
“Viti 1999 është gdhendur në kujtesën kolektive të Evropës: represionet e dhunshme, kriza humanitare, vuajtjet e përjetuara nga populli juaj. Bashkimi Evropian ka qëndruar me ju që atëherë. Ne kemi qenë partneri më i fortë i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, ne kemi mbështetur rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik, reformat dhe Kushtetutën e një Kosove moderne dhe demokratike. E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin tonë Evropian”, ka thënë ajo.
Von der Leyen theksoi se aktgjykimi lidhet me përgjegjësinë individuale dhe nuk e prek rezistencën e Kosovës.
Shkalla e parë e Speciales dënoi me 81 vjet burgim katër ish-drejtuesit e UÇK-së: Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet burgim e Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Sipas gjykatës, ata ishin anëtarë të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale.
Verdikti ka nxitur protesta masive të shqiptarëve në Kosovë e kryeqendra të shteteve të perëndimit. Ndërkaq, në Kuvend është iniciuar ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, nëpërmjet të cilit proces synohet t’i kufizohet mandati gjykatës në gjykimin vetëm të çështjeve që përmenden në raportin e Këshillit të Evropës.
Von der Leyen ka thënë se i takon Kosovës të vendosë nëse do të bëjë ndryshime në ligj, por ka theksuar se në çdo rast duhet të ruhet pavarësia e gjyqësorit.
“Ndryshimi i përket Kosovës të vendosë. Me rëndësi të garantohet pavarësia e gjyqësorit dhe, në këtë kuadër të pavarësisë, i përket Kosovës të vendosë se çfarë të bëjë ose jo. Është me rëndësi që gjyqësori të mbahet i pavarur”, ka deklaruar ajo.
Drafti me ndryshimet e propozuara ndodhet për vlerësim në Qeveri.
Kryeministri Kurti ka thënë se brenda kësaj jave do t’i jepet përgjigje për të.
Në paraqitjen me presidenten e KE-së, kryeministri Kurti ka thënë se konkludimet dhe dënimet e Speciales përmbajnë gabime faktike, juridike e historike, e që sipas tij, presin që të korrigjohen në Apel.
Ai ka deklaruar se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe duhet të shihet e përjetohet si e paanshme.
« Nous sommes préoccupés par les autres conclusions et les peines sévères. Nous estimons qu'elles comportent des erreurs factuelles, historiques et juridiques et nous attendons qu'elles soient corrigées en appel. La justice doit être impartiale et doit être perçue et vécue comme telle. Le Kosovo exige justice pour chaque crime et pour chaque auteur. Nous ne pouvons tolérer l'amalgame entre responsabilité et culpabilité, sous prétexte que certains cherchent à imposer leur version des faits », a déclaré Kurti.
Sipas tij, në këtë aktgjykim janë tri pika që duhen theksuar ndërkombëtarisht. Kurti ka theksuar se Shtëpia e Verdhë apo trafikimi i organeve s’bën pjesë në aktakuzë; akuza për krim kundër njerëzimit u rrëzua dhe theksuan qartë që UÇK-ja nuk është në gjyq dhe se vendimi nuk synon të cenojë drejtësinë apo legjitimitetin e UÇK-së.
Gjatë vizitës në Kosovë, krahas për Specialen, shefja e ekzekutivit të BE-së dha mesazh edhe për stabilitetin institucional. Ajo tha se zhvillimet e ditëve të fundit kanë dëshmuar se dialogu dhe konsensusi ndërmjet partive politike janë të mundura, tek theksoi nevojën që ky dialog të vazhdojë me zgjedhjen e presidentit të ri.
Sipas saj, institucionet stabile janë bazë për reforma, rritje ekonomike dhe përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Kuvendi dhe qeveria e re janë formuar, kjo është mirë. Hapi tjetër është zgjedhja e presidentit. Dhe kemi parë në javët dhe ditët e fundit se dialogu midis partive politike është i mundur dhe duhet të ndërtohet mbi të, sepse stabiliteti institucional është themeli për gjithçka tjetër, për reformat, për rritjen dhe për progresin në rrugën tuaj evropiane”, ka thënë Von der Leyen. “Kosova mund të pranojë mbi 882 milionë euro sipas Planit të Rritjes, keni marrë 62 milionë si parafinancim, mund të vijnë edhe mjete të tjera. Ju nxisim të bëni reforma, të lëvizni shpejt dhe që institucionet të jenë plotësisht funksionale. Plani i Rritjes mund t’ju shpie më afër tregut të përbashkët dhe ju duhet ta kapni këtë mundësi”.
Ursula von der Leyen a déclaré que l'aspiration à l'adhésion à l'UE devait se traduire par des progrès concrets.
“Unë besoj në të ardhmen e Kosovës në BE dhe e di se sa thellësisht ndjehet evropian populli i Kosovës. Detyra jonë është që ta shndërrojmë këtë aspiratë në progres konkret drejt anëtarësimit”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti, i ka kërkuar presidentes së KE-së që të mbështesë dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe të bëjë thirrje që Këshilli Evropian të kërkojë opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin e Kosovës.
“Tash jemi i vetmi vend në Evropë pa statusin e kandidatit dhe kemi shumë shpresa që Komisioni Evropian, Këshilli Evropian do të na e realizojnë edhe këtë kërkesë që ne e meritojmë që të realizohet. Nuk po kërkojmë favore e privilegje por me suksesin tonë demokratik dhe rritjen ekonomike, e mirëqenien e shpërndarë e sigurinë gjithandej statusi i vendit kandidat është diçka që Kosova e meriton”, ka thënë Kurti. “Zonja presidente, llogarisim në mbështetjen tuaj që të flisni hapur për nevojën e Kosovës që t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe t’i bëni thirrje Këshillit që të kërkojë opinionin e Komisionit për aplikimin tonë”.
Kosova është i vetmi shtet në rajon të cilit BE-ja nuk ia ka dhënë statusin e vendit kandidat. Sipas qëndrimeve të shprehura në Bruksel, problem në shqyrtimin e aplikacionit bën fakti se pavarësia e Kosovës ende nuk është njohur nga pesë vende anëtare të bllokut.
Kurti ka deklaruar se Kosova i përmbush kriteret për statusin e vendit kandidat dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim, ndërsa ka theksuar se progresi i vendit është evidentuar edhe në raportet vjetore të Komisionit Evropian.
« Dans les rapports annuels de la Commission, le Kosovo n'a enregistré aucun recul dans aucun des 33 domaines », a déclaré Kurti.
Por, si mesazh të tretë gjatë vizitës në Prishtinë, presidentja e Komisionit Evropian ka lënë atë se e ardhmja e vendit është brenda Bashkimit Evropian, ndërsa tha se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Komisionit në rast se Këshilli Evropian kërkon opinion për anëtarësimin e saj.
“Na duhen institucione të qëndrueshme, na duhen reforma që po bëhen. Sa më bindës të jemi për progresin, aq më të mira janë shanset që Këshilli të kërkojë nga Komisioni një opinion. Dhe në këtë opinion mund të mbështeteni tek ne”, ka theksuar ajo.
Kurti gjithashtu ka kërkuar nga Von der Leyeni që Kosova të anëtarësohet në Konventën për Transit të Përbashkët, si dhe integrimin në organizatat evropiane të standardizimit dhe në Kornizën Evropiane të Akreditimit.
Selon lui, le Kosovo est le seul pays des Balkans occidentaux à ne pas avoir signé l'accord européen sur la reconnaissance mutuelle des accréditations, même si, comme il l'a indiqué, le pays applique les normes européennes moyennant des coûts supplémentaires pour les entreprises.
« Ouvrir ces portes permettrait de transformer l’harmonisation avec les règles de l’UE en un véritable accès au marché unique. Le Kosovo a montré ce qu’il peut accomplir ; avec davantage de portes ouvertes, il pourra accomplir encore plus », a déclaré Kurti.
Le Premier ministre a également évoqué l'évolution de la démocratie, de l'état de droit et de la sécurité, affirmant que le Kosovo avait réalisé des progrès dans ces domaines.
Il a déclaré que le Kosovo est une « démocratie électorale », tout en soulignant que les élections dans le pays sont libres, équitables et compétitives.
Kurti a également évoqué la croissance économique, affirmant que le Kosovo avait enregistré la plus forte croissance de la région, à 4 %, tandis que la dette publique, selon lui, restait parmi les plus faibles d'Europe.
Ai ka thënë se Kosova është partnere e besueshme e BE-së dhe se është në të njëjtën linjë me BE-në sa i përket politikës së jashtme, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë.
Kurti a également évoqué le programme de réformes, affirmant qu'il continue d'être mis en œuvre et qu'« aucune réforme européenne ne sera laissée de côté ».
Krahas kësaj, ai ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, veçanërisht asaj për njohjen e diplomave, si dhe ratifikimin nga Bosnjë-Hercegovina të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime. Sipas Kurtit, këto marrëveshje do t’u mundësonin studentëve dhe punëtorëve lëvizje më të lirë në rajon.
Vizita e Von der Leyen në Kosovë është e gjashta që nga marrja e detyrës së presidentes së Komisionit Evropian, në dhjetor të vitit 2019. Të mërkurën në mbrëmje ajo mbërriti në Tiranë, ndërkaq pas Prishtinës ka udhëtuar për në Shkup. Në këtë tur të vizitës në rajon, Von der Leyen do ta shmangë Serbinë.