Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Vergori rencontre le chef d'état-major de l'armée serbe « pour maintenir la coopération professionnelle »

Roberto Vergori

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq.

“Dialogu konstruktiv u përqendrua në ruajtjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit profesional dhe respektit të ndërsjellë, të cilat mundësojnë komunikim transparent dhe në kohë si dhe koordinim efektiv me Forcat e Armatosura të Serbisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it të premten. 

KFOR-i ka theksuar se mbetet i gatshëm dhe vazhdon angazhimin me të gjitha komunitetet, duke përmbushur misionin e tij me profesionalizëm, paanshmëri dhe përkushtim për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.