Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Vela, e ka cilësuar si “gjysmak” vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë “Kurti 4” nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën.
Vela ka thënë se ky vendim është vazhdimësi e logjikës së vendimeve të mëparshme të Kushtetueses.
“Sa i përket frymës së këtij vendimi konsideroj se është vazhdimësi e qasjes së Gjykatës Kushtetuese që ka trajtuar raste të ngjashme. Paraqet një mbindërtim kushtetues dhe është vazhdim i logjikës së asaj anomalisë kushtetuese të vendimit të vitit 2010. Sa i përket përmbajtjes janë dy elemente, e para është vendim gjysmak sepse nuk ka trajtuar veprimet e Kuvendit pas afatit 30 ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Në anën tjetër e kemi logjikën e njëjtë të improvizimit të mekanizmave zhbllokues”, ka thënë ai në “Interaktiv”.
Vela ka paralajmëruar se mund të krijohen bllokada të reja politike në të ardhshmen, pasi ka theksuar se vendimi i fundit i gjykatës nuk ofron zgjidhje të qëndrueshme për skenarë të ngjashëm.
“E konsideroj vendim gjysmak sepse mund të jemi në situatë tjetër po qe se pas zgjedhjeve të tjera, ta zëmë forcat në Kuvend janë të tilla 51 për një parti a koalicion dhe 49 për një tjetër dhe nuk ekziston një shumicë që formon qeverinë... Si vendim ndoshta në afat të shkurtër ka dhënë zgjidhje”, u shpreh ai.
Vendimi i Kushtetueses erdhi pas kërkesave të parashtruara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila kishte kontestuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Në vendimin e saj, Kushtetuesja ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit prej 30 ditësh. Megjithatë, sipas Gjykatës, kalimi i këtij afati ka pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, në rastin kur posti është vakant, si dhe për formimin e Qeverisë.
Le tribunal a constaté que le délai de 60 jours pour l'élection du président a commencé le 8 août 2026 et se termine le 6 octobre 2026.
Dans la même décision, la Cour constitutionnelle a estimé que les députés devraient également élire dès que possible le vice-président de l'Assemblée parmi le deuxième groupe parlementaire le plus important, à savoir le Parti démocratique du Kosovo (PDK).
Le 13 septembre, en l'absence des députés du PDK et de l'Alliance, les députés du Mouvement Vetevendosje, de la Ligue démocratique du Kosovo et les représentants des communautés minoritaires ont voté pour constituer l'Assemblée, mais sans élire le vice-président parmi les membres du PDK.
Plus tard dans la même journée, l'Assemblée a également élu le nouveau gouvernement, dirigé par Albin Kurti.