Po vazhdojnë tensionet në protestën e sotme të studentëve në Shqipëri.
Protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave nëpër qendrën e Tiranës, derisa Policia ka hedhur gaz lotsjellës e ujë për t’i shpërndarë ata.
Më herët, Policia ka gjuajtur edhe plumba gome.
Në dy-tri ditët e fundit, protestat kanë qenë paqësore. Sot janë shndërruar sërish në të dhunshme.