Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Trepça suspend deux employés, soupçonnés d'avoir organisé le transport de minerai en dehors des heures de travail.

Mine de Trepca

Dy punonjës të Minierave me Flotacion Kishnicë dhe Artanë, janë pezulluar përkohësisht nga puna me vendim të kryeshefit ekzekutiv të Trepçës.

Siç thuhet në njoftim, ky vendim është marrë pas dyshimeve se ata kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e dhëna duke organizuar transportim të xehes jashtë orarit të rregullt të punës.

“Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A. ka nxjerrë Vendimin në lidhje me Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë, për largimin e përkohshëm nga puna të 2 (dy) punonjësve: 1. Z.R; 2. H.K. Sipas këtij vendimi, punonjësit e lartcekur largohen përkohësisht nga puna duke filluar nga data 10.08.2026, deri në marrjen e vendimit nga Komisioni Disiplinor. Vendimi është nxjerrë pas dyshimeve të bazuara se punonjësit në fjalë kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e dhëna, duke organizuar transportimin e xehes jashtë orarit të rregullt të punë”, thuhet në njoftim.