Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Appel à la prudence et à la désinfestation après le premier décès dû au virus du Nil occidental

Hôpital - KKUK

Hôpital - KKUK (Photo-Illustration)

Photo de : Driton Pacharada

Një ditë pasi QKUK-ja bëri të ditur për personin e parë të vdekur, pas infektimit me virusin e “Nilit Perëndimor”, infektologu Visar Gashi ka bërë thirrje për dezinsektim të zonave kritike ku ka mushkonja, meqë virusi përcillet nëpërmjet pickimit nga to. Ai ka thënë se nuk duhet bërë panik dhe ka dhënë një numër rekomandimesh për qytetarët

U është bërë thirrje autoriteteve për dezinsektim të zonave kritike, pas konfirmimit se ka vdekur një person në Kosovë i infektuar me virusin e “Nilit Perëndimor”, me origjinë nga Uganda.

QKUK-ja ka njoftuar se në Klinikën Infektive, pacienti që ka vdekur, ishte hospitalizuar në gjendje të rëndë klinike dhe ka rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Infektologu Visar Gashi thotë se virusi transmetohet te njerëzit nëpërmjet mushkonjave, prandaj shtron nevojën për dezinsektim.

“Reagimi i institucioneve duhet të jetë ndërsektorial dhe i shpejtë. Ai përfshin dezinsektim të zonave kritike, komunat dhe autoritetet përgjegjëse duhet t’i intensifikojnë fushatat e dezinsektimit tokësor dhe ajror ku është e nevojshme”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se nuk duhet bërë panik, por ka listuar masat mbrojtëse që duhet marrë nga vetë qytetarët.

“Përdorimi i ilaçeve kundër mushkonjave kur qëndrojnë gjatë kohës në natyrë, veshja me rroba me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata, sidomos gjatë verës dhe muajve kur mushkonjat janë më aktive dhe vendosja e rrjetave mbrojtëse në dritare dhe dyer, eliminimi i ujërave të ndenjura rreth shtëpive në vazo, goma të vjetra, pasi ato shërbejnë si vendshumëzim për mushkonjat”.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, më 11 shtator raportoi 161 zona të prekura me këtë virus në 15 vende evropiane, përfshirë edhe Kosovën. Kjo qendër ka paralajmëruar se kushtet sezonale janë ende të favorshme për transmetimin e virusit përmes mushkonjave dhe disa raste të tjera mund të shfaqeshin edhe në javët në vijim.

Infektologu Gashi thotë se 80 për qind e të infektuarve me virus nuk kanë fare simptoma, ndërsa pjesa tjetër me simptoma të ngjashme me të gripit.

Gashi thotë se rastet e rënda janë më të rralla.

“Më pak se 1 për qind e të infektuarve, afërsisht 1 në 150 veta, zhvillojnë formën neuroinvazive të sëmundjes, që përfshijnë meningoencefalitin, inflamacionin e cipave të trurit, ose trurit dhe membranave të tij, apo edhe paralizë”, ka sqaruar ai.

Virusi i Nilit Perëndimor, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, mund të përhapet më shpesh te njerëzit përmes pickimit nga mushkonja të infektuara. Ndërsa rrallë virusi është i përhapur nëpërmjet ekspozimit në një mjedis laboratorik dhe nga nëna te foshnja gjatë shtatzënisë ose lindjes. 

Rezana Bozhlani