Ish-presidenti Hashim Thaçi ka mohuar përfshirjen në vrasje, një ditë pasi Gjykata Speciale e dënoi me 25 vjet burgim nën akuzat për krime lufte.
Në një shkrim në X, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq e ka cilësuar vendimin me “gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike, që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor”.
Ai ka thënë se është cenuar paanshmëria.
“Mbrojtja argumenton se konstatimet e Panelit të Gjykimit për fajësinë ‘përtej dyshimit të arsyeshëm’ bazohen në prova të pamjaftueshme dhe të pakonfirmuara”, ka shkruar Mishetiq.
Ai ka përmendur edhe çështjen e Behajdin Allaqit, për vrasjen e të cilit Specialja e shpalli Thaçin fajtor. Aty është thënë se Thaçi u shpall publikisht fajtor edhe pse sipas tij më herët “(Paneli i Gjykimit) kishte urdhëruar të gjitha palët që të mos diskutonin për rastin e zotit Allaqi në seanca publike dhe pasi trupi gjykues kishte urdhëruar që të gjitha dëshmitë e lidhura me këtë rast të mbaheshin konfidenciale”.
Është thënë se Thaçi do të mirëpritste shqyrtimin publik të provave.
Mbrojtja ka thënë po ashtu se do të apelojë vendimet “për shkak të shkeljes së të drejtave të tij themelore për një gjykim të drejtë, të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuta e Kosovës”.
aussi
Thaçi appelle à la retenue
“Z. Thaçi mohon kategorikisht çdo përfshirje në vrasje”, thuhet në deklaratën e Mishetiqit.
Specialja ka konstatuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ishin përgjegjës për ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor ndaj 49 personave, torturë ndaj 303 personave dhe vrasje të paligjshme të 96 personave.
Ils ont été acquittés de crimes contre l'humanité, les soupçons d'attaques contre la population civile n'ayant pu être prouvés. Les accusés ont également été acquittés de plusieurs crimes de guerre.