Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Tasholli : « La liberté a un nom » continue, nous visons une pétition de plus de 500 000 signatures pour les anciens dirigeants de l’UCK

Tacholli

Photo : Économie en ligne

Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka paralajmëruar një varg aktivitetesh të tjera, përfshirë një peticion që do të shtrihet në të gjitha komunat e Kosovës.

Tasholli në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ekipi i “Liria ka Emër” tashmë ka diskutuar dhe planifikuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë muajve të ardhshëm, duke paralajmëruar se angazhimi i tyre do të vazhdojë deri në  kthimin e çlirimtarëve në vendin e tyre.

“Ne do të fillojmë me një peticion kështu fizik nëpër të gjitha komunat, ashtu qysh kemi shkuar për zbulimin e orës që numëron mbrapsht, edhe kështu do të shkojmë me shtande, ku në mënyrë simbolike do të mbledhim nënshkrimet që pretendojmë që ta kalojnë gjysmë milionin”, ka deklaruar Tasholli.

Ai ka thënë se mbledhja e nënshkrimeve pritet të zgjasë disa muaj, ndërsa synimi është që ato të dërgohen në mënyrë simbolike në institucione ndërkombëtare.

“Po kjo është punë e shtrirë në muaj, ndoshta 3-4 muaj e më shumë, për t’i dërguar ato nënshkrime në mënyrë simbolike në Bruksel, Strasburg dhe në Hagë, sepse ata po thirren në emrin e popullit dhe nëse ia çojmë dokumentacionin e popullit, ata thonë diçka tjetër”, është shprehur ai.
Përveç peticionit, Tasholli ka paralajmëruar edhe protesta të tjera, ndonëse ende nuk është përcaktuar një datë konkrete.

Gjykata Speciale  në Hagë më 16 shtator shpalli aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Specialja dënoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi po ashtu me 25 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim, ndërkaq Rexhep Selimi me 13 vjet.