Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Tasholli répond à l'UE au sujet de la question spéciale : vous recevrez la réponse le 10 octobre à Bruxelles.

Tacholli

Photo : Économie en ligne

Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”, e cila njëherësh është edhe organizatore e protestave si në Kosovë ashtu edhe diasporë ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i është kundërpërgjigjur Bashkimit Evropian. 

Tasholi në një postim në Facebook ka thënë se BE-ja do ta marrë përgjigjen në Bruksel më 10 tetor, duke aluduar në protestën që do të organizohet në këtë datë. 

Ai ka thënë se pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë, duke bërë të ditur se protestat e organizuara nga “Liria ka emër” do të vazhdojnë.

“BE-ja do ta marrë përgjigjen e kosovarëve dhe mërgatës shqiptare më 10 tetor në Bruksel. Pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë. Protestat e ‘Liria ka emër’ nuk ndalen! #LiriaKaEmër”, ka shkruar Tasholli në Facebook.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për votimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosovës.

Në një përgjigje, një zëdhënës i BE-së i ka thënë KOHËS se ky veprim bie ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Tutje në përgjigje thuhet se partneriteti mes Kosovës dhe BE-së nuk nënkupton vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta.

"Përderisa BE-ja është në dispozicion për të vazhduar mbështetjen për Kosovën, partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta. Në të njëjtën kohë, ne shprehim shqetësim të thellë për miratimin e ligjit nga Asambleja e Kosovës, duke amendamentuar dhe plotësuar Ligjin mbi Dhomat e Specializuara, që është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës drejt BE-së", thuhet në përgjigje. “BE-ja ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar përmes vendimeve të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015, që vepron brenda sistemit juridik të Kosovës dhe që është i përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës. Mandati dhe pavarësia e tyre aktuale duhet të respektohen plotësisht. Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi, bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale”.

Të martën pak para se të përfundonte afati për zgjedhjen e presidentit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës  janë marrë vesh për votimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në Kosovë ka pasur protesta të dhunshme të martën, pasi kërkohej votimi në lexim të dytë i këtij projektligji. 

Më 16 shtator Gjykata Speciale dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, 18 vjet Kadri Veselin dhe 13 vjet Rexhep Selimin. Që prej atëherë në Kosovë ka pasur protesta në vazhdimësi, por edhe në vende tjera ku jetojnë shqiptarë.