Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Tahiri : La loi sur les personnes handicapées est le sujet principal pour le PDK ; la question du président ne devrait pas y être liée.

Ariane Tahiri

Photo de : Driton Pacharada

Për Partinë Demokratike të Kosovës asnjë temë nuk është më e rëndësishme sesa ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale aktualisht, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arian Tahiri. 

Në konferencën për media të mbajtur të martën, Tahiri ka thënë se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk guxon të lidhet me ligjin për Specialen.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës asnjë temë nuk është më e rëndësishme në këtë moment sesa ligji, çështja e presidentit është çështje e konsensusit dhe vullnetit politik. PDK-ja që nga dita e parë ka qenë e angazhuar t’i shmangë zgjedhjet. Nuk duhet bërë manovra politike, drama e situata e inskenime që të prodhohen zgjedhje pas zgjedhjeve. Për PDK-në kryefjalë është ligji”, ka theksuar ai.

Sipas Tahirit, përgjegjës për zgjedhjen e presidentit apo shkuarjen në zgjedhje të reja është kryeministri Albin Kurti. 

“Nuk duhet as të guxojë të mendojë që ta lidhë ligjin me President. Ligji është obligim kombëtar i yni”, ka shtuar ai. 

Një ditë më parë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se subjekti që drejton është i gatshëm të bisedojë për çështjen e presidentit në rast se miratohet në Kuvend ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. 

Hamza ka thënë se ketë qëndrim ia ka bërë të ditur në takimin që patën mbrëmë me kreun e LVV-së, Albin Kurtin.

Lire les autres mises à jour
PDK

Le PDK exige une modification de la loi spéciale avant le 6 octobre.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos e zvarrisë procesin që...