---
description: Gjykata Supreme e ka kthyer në rivendosje çështjen e paraburgimit për të akuzuarin për krime lufte në Malishevë, Ramadan Morina, dhe ka anuluar aktvendimin e Gj
title: Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/14/e694c12b-0a18-40cc-97d6-109e50e9adee.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë

![Ramadan Morina](https://resources.koha.net/images/2025/August/14/e694c12b-0a18-40cc-97d6-109e50e9adee.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Ramadan Morina (Foto: KOHA)

- 19 dhjetor 2025 16:18
- Shpërndaje në:

- 19 dhjetor 2025 16:18
- Shpërndaje në:

Gjykata Supreme e ka kthyer në rivendosje çështjen e paraburgimit për të akuzuarin për krime lufte në Malishevë, Ramadan Morina, dhe ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktvendimi i Gjykatës së Apelit për paraburgim ndaj tij. 

Megjithëkëtë Supremja ka vendosur që Morina të qëndrojë në paraburgim derisa Gjykata Themelore të marrë vendim për këtë çështje në rivendosje. 

Më 6 nëntor Themelorja ia kishe vazhduar paraburgimin Morinës për dy muaj, ndërkohë që Apeli, e kishte vërtetuar këtë vendim më 2 dhjetor. 

Kundër këtyre aktvendimeve, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ka paraqitur mbrojtësi i të pandehurit Ramadan Morina, avokati Arianit Koci. Ai ka pretenduar se ka shkelje të dispozitave të procedurës penale që kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor dhe ka propozuar që masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me një masë më të butë. 

Sipas pretendimeve të Kocit, kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit nuk i është dorëzuar konform nenit 188 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale (KPP).

“Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e mbrojtësit të pandehurit janë të bazuara. Siç del nga shkresat e lëndës, mbrojtësi i të pandehurit, edhe më herët ka parashtruar pretendimin se kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit nuk i është dorëzuar konform nenit 188 paragrafi 2 të KPP-së”, thuhet në vendimin e Supremes.

[Edhe ![Supremja e lë në paraburgim të akuzuarin për krime lufte, Ramadan Morina](https://resources.koha.net/images/2025/December/30/86d7938d-4b9a-4f04-8978-efb820ba386c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 mar 2026 Supremja e lë në paraburgim të akuzuarin për krime lufte, Ramadan Morina](https://www.koha.net/arberi/supremja-e-le-ne-paraburgim-te-akuzuarin-per-krime-lufte-ramadan-morina)

Prokuroria Speciale të enjten ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Ramadan Morina, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, Morina, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë.

[#Ramadan Morina](https://www.koha.net/tag/ramadan-morina) [#gjykata themelore](https://www.koha.net/tag/gjykata-themelore) [#paraburgim](https://www.koha.net/tag/paraburgim) [#gjykata supreme](https://www.koha.net/tag/gjykata-supreme)

Artikuj të ngjashëm

- [![Të akuzuarit për krime lufte, Ramadan Morina, i vazhdohet paraburgimi për dy muaj](https://resources.koha.net/images/2025/December/30/86d7938d-4b9a-4f04-8978-efb820ba386c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 jan 2026 Të akuzuarit për krime lufte, Ramadan Morina, i vazhdohet paraburgimi për dy muaj](https://www.koha.net/arberi/te-akuzuarit-per-krime-lufte-ramadan-morina-i-vazhdohet-paraburgimi-per-dy-muaj)
- [![Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës](https://resources.koha.net/images/2026/June/16/4f7e7ed8-4b0e-4e0b-b0e6-fb6a2c7e34e8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 qer 2026 Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës](https://www.koha.net/arberi/shtyhet-seanca-ndaj-ramadan-morines-i-akuzuar-per-krime-lufte-ne-burim-te-malisheves)
- [![Ramadan Morina deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve në Malishevë](https://resources.koha.net/images/2025/December/30/86d7938d-4b9a-4f04-8978-efb820ba386c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 dhj 2025 Ramadan Morina deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve në Malishevë](https://www.koha.net/arberi/morina-nuk-e-pranon-fajesine-per-masakren-ne-malisheve)
- [![Masë paraburgimi Ramadan Morinës, që dyshohet për masakrën në Malishevë](https://resources.koha.net/images/2025/August/14/4825417e-6c83-4899-bc62-4159024c4f58.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 14 gus 2025 Masë paraburgimi Ramadan Morinës, që dyshohet për masakrën në Malishevë](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/mase-paraburgimi-ramadan-morines-qe-dyshohet-per-masakren-ne-malisheve)

[Futboll.]() [Ballkani mbetet pa trajner](https://www.koha.net/futboll/ballkani-mbetet-pa-trajner)

[Botë.]() [Trump: Kur të vdes do të shkoj në parajsë](https://www.koha.net/bote/trump-kur-te-vdes-do-te-shkoj-ne-parajse)

[Arbëri.]() [Raporti i Progresit, Lushaku-Sadriu: Këtë javë pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme](https://www.koha.net/arberi/raporti-i-progresit-lushaku-sadriu-kete-jave-pritet-te-mbahet-seance-e-jashtezakonshme)

[Futboll.]() [Franco Foda: Shpresoj që Dalipi të vendosë për Kosovën](https://www.koha.net/futboll/franco-foda-shpresoj-qe-dalipi-te-vendose-per-kosoven)

[Arbëri.]() [Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare](https://www.koha.net/arberi/komisioni-per-legjislacion-miraton-kater-projektligje-per-marreveshje-nderkombetare)

[Arbëri.]() [Tahiri: Të enjten debatohet për energjinë, mbi një miliard euro për blerjen e rrymës kërkojnë hetim](https://www.koha.net/arberi/tahiri-te-enjten-debatohet-per-energjine-mbi-nje-miliard-euro-per-blerjen-e-rrymes-kerkojne-hetim)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/supremja-e-le-rmadan-morinen-ne-paraburgim-kerkon-nga-themelorja-te-rivendose","datePublished":"2025-12-19T16:18:16+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:10:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":330,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gjykata Supreme e ka kthyer në rivendosje çështjen e paraburgimit për të akuzuarin për krime lufte në Malishevë, Ramadan Morina, dhe ka anuluar aktvendimin e Gj","url":"https://www.koha.net/arberi/supremja-e-le-rmadan-morinen-ne-paraburgim-kerkon-nga-themelorja-te-rivendose","keywords":"Ramadan Morina, gjykata themelore, paraburgim, gjykata supreme","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/14/e694c12b-0a18-40cc-97d6-109e50e9adee.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
