Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Spiropali - À Rama : Apportez des solutions politiques, faites face aux citoyens

Élisa Spiropali

Photo de : Driton Pacharada

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, pas protestave të dhunshme në katër ditët e fundit. 

Ish-kretarja e Kuvendit të Shqipërisë i ka kërkuar Ramës zgjidhje politike. 

“Jep zgjidhje politike. Pa tabu, pa kufij dhe pa frikë. Dil përballë qytetarëve. Mos u fshih pas shumicës, institucioneve, apo numrit të mandateve. Prano se besimi nuk rikthehet me fjalë, por me përgjegjësi dhe veprime”, ka shkruar Spiropali.

 Ajo ka kërkuar nga Rama ta përfytyrojë veten si demonstrues, në mes të protestës, mes njerëzve që kanë dalë në rrugë sepse siç ka thënë ajo, “ndihen të padëgjuar, të papërfaqësuar, të prerë në besë, të lodhur”.

“Përfytyroje veten jo si kryeministër që e sheh protestën nga larg, përmes ekraneve, por si i ri që qëndron mes turmës, dëgjon britmat, ndjen frikën, dhe konsidero kryesoren, se ky zemërim nuk lindi sot. Gjithçka nisi me kangjellat që u vendosën për të ndarë njerëzit nga hapësira e tyre, qytetarin nga qyteti, protestën nga institucioni”, ka shkruar Spiropali.

Ajo ka thënë se kur një qytetar nuk gjen më derë ku të trokasë, del në rrugë.

“Kur rruga nuk dëgjohet, zemërimi bëhet më i fortë. Kur pushteti e sheh çdo kritikë si komplot, çdo protestë si kërcënim, çdo kundërshtar si armik, atëherë shoqëria fillon të flasë me gjuhën e dhunës. Dhuna nuk mund të jetë rruga e ndryshimit politik. As dhuna sistemike e vendimeve të gabuara”, ka shkruar Spiropali. 

Ajo ka thënë se dhuna nuk mund të jetë rruga e ndryshimit politik. Por sipas saj, as shuarja e zjarrit nuk mund të jetë përgjigjja ndaj krizës. 

“Ajo që po ndodh nuk është vetëm një përplasje në rrugë. Është një tronditje e besimit, tretje e legjitimitetit, dhe një paralajmërim se mënyra e qeverisjes duhet të ndryshojë. Mos e shih këtë protestë vetëm si një kërcënim për pushtetin. Shihe si një mundësi për të kuptuar se çfarë po ndodh me vendin dhe me njerëzit që qeveris. Nëse do të mbrosh atë që është ndërtuar, duhet të jesh i pari që hap rrugën për ndryshim”, ka shkruar Spiropali. 

">Letra e plotë e Spiropalit:

Lire les autres mises à jour
al

Violents affrontements entre manifestants et forces de l'ordre en Albanie : plus de 150 arrestations en 4 jours

Les manifestations étudiantes en Albanie entrent dans leur quatrième jour, accompagnées d'affrontements...