Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Aucune date n'a été fixée pour l'ouverture du pont sur l'Ibar. L'UE réitère sa demande de coordination entre le gouvernement et les municipalités.

Le pont d'Ibri

Photo de : Driton Pacharada

KFOR-i tashmë ka nisur reduktimin e pranisë në Urën e Ibrit në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës po e merr përgjegjësinë kryesore për sigurinë aty. Megjithatë, ura vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave dhe ende nuk dihet se kur do të hapet, pavarësisht paralajmërimeve e deklaratave nga zyrtarë shtetërorë.

Më 25 gusht, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali George Wikoff, tha se vendimi nëse ura duhet të hapet për qarkullim të veturave apo jo, mbetet te Bashkimi Evropian dhe tek institucionet përkatëse të Kosovës.

Të pyetur për këtë deklaratë, Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje që nga e mërkura. Ndërsa nga Bashkimi Evropian kanë përsëritur kërkesën për “koordinim Qeveri-komuna”.

“Qëndrimi i një misioni të NATO-s në Kosovë është çështje e NATO-s për ta vendosur. Mund ta konfirmojmë se BE-ja është informuar nga NATO-ja. Qëndrimi i BE-së për urën ka qenë gjithmonë i qartë dhe i udhëhequr nga nevoja për të siguruar që ajo t’u shërbejë të gjitha komuniteteve dhe komunave që i lidh, dhe të kontribuojë në bashkëpunim e raporte më të mira mes tyre. Pas transferimit të qeverisjes lokale në veri pas zgjedhjeve lokale, koordinimi efektiv dhe konsultimet kuptimplote midis komunave përkatëse dhe institucioneve të nivelit qendror, duhet të përmirësohen”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të BE-së.

Aty është theksuar po ashtu se Policia e Kosovës duhet të garantojë sigurinë për të gjitha komunitetet, ashtu që të gjithë të ndihen të sigurt.

“Të gjitha vendimet për urën duhet të marrin parasysh interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së.

Ndonëse autoritetet e Kosovës kanë bërë thirrje për hapjen e kësaj ure për qarkullim, deri tash nuk është përmendur ndonjë datë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shtunën e shkuar tha se është absurde që kjo urë të mbetet e mbyllur për qarkullim, kur të gjitha urat tjera kanë dëshmuar se mund të ketë lidhje normale mes komunave. Ai pati paralajmëruar takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, por sipas njoftimit pasues nga KFOR-i, ai nuk u mbajt.

E në Serbi, që e ka kundërshtuar hapjen, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka përmendur në një rast 1 shtatorin “si datë të menduar” për hapjen.

Le 10 août, la mission de l'OTAN au Kosovo (KFOR) a annoncé avoir entamé la transition progressive vers une présence permanente au pont d'Ibar à Mitrovica. Comme l'a indiqué la KFOR, cette transition intervient alors que la situation sécuritaire au Kosovo s'améliore, dans le cadre du processus de réduction progressive de sa présence.

Le Premier ministre par intérim, Albin Kurti, a déclaré que les institutions du Kosovo sont en communication constante avec la KFOR concernant l'ouverture complète du pont principal sur la rivière Ibar et sa « prise en charge totale » par la police du Kosovo.