Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

L'Albanie déploie un premier contingent d'hélicoptères pour sa mission au sein de la KFOR.

Albanie

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka njoftuar se është nisur kontingjenti i parë i helikopterëve nga Shqipëria për t’iu bashkuar misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. 

Nufi këtë mision e ka cilësuar të rëndësisë së veçantë, pasi sipas tij, siguria dhe stabiliteti i Kosovës lidhen drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit. 

“Për Shqipërinë, ky mision ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për lidhjen vëllazërore dhe historike me Kosovën, por edhe sepse siguria dhe stabiliteti i Kosovës lidhen drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Nufi theksoi se pjesëmarrja e 13 efektivëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në këtë mision dëshmon profesionalizmin e ushtarakëve shqiptarë dhe angazhimin e vendit si aleat i NATO-s.