Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë e ka quajtur mungesë mirësjelljeje dhe të protokollit mospërfshirjen e himnit shqiptar në një aktivitet në Pustec të Korçës, ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Aktiviteti u zhvillua të enjten në Pustec dhe ishte i fokusuar te kultura maqedonase. Në të mori pjesë Mickoski, kryetari i Bashkisë dhe përfaqësues të tjerë. Gjatë aktivitetit u intonua Himni Kombëtar i Maqedonisë së Veriut, por jo edhe ai i Shqipërisë. Ministria për këtë ka shprehur keqardhje teksa ka theksuar se respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi, por pjesë e etikës institucionale, protokollit dhe respektit të ndërsjellë.
“Edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte atij një dimension të veçantë publik. Në këtë kontekst, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat kërkojnë dhe imponojnë respektimin e simboleve kombëtare krahas atyre të komuniteteve që ato përfaqësojnë”, është shkruar në reagim.
Ndër tjerash ka shkruar se respekti për simbolet kombëtare është “themel i fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet njerëzve dhe shteteve tona”.
Pusteci është e vetmja bashki në Shqipëri ku komuniteti maqedonas përbën shumicën e popullsisë.
E kryeministri Edi Rama ka thënë se kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, ka kërkuar paraprakisht të luhej edhe himni shqiptar, por se “u injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij”.
aussi
Rugova affaibli, Pacolli, émissaire russe, rencontre avec Milosevic et le chemin ardu vers Rambouillet
“Tani, kjo ardhja e herëpashershme në territorin tonë e trupave të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër e herë nga një tjetër akoma, nuk se na shqetëson për vete, për sovranitetin e Shqipërisë jo e jo, por as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka mushkë Troje të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë që na lëkund”, ka thënë Rama.
-
Si Thaçi est déclaré innocent, sera-t-il libéré immédiatement ?
-
L'Inspection interdit le travail sur 12 lieux de travail jugés dangereux pour les travailleurs.
-
La personne qui a menacé Kurti est condamnée à six mois de prison.
-
L'exhumation des restes de trois personnes à Kalludra met fin à des semaines de fouilles.