---
description: Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanović.Në mesazhet
title: Shiroka-Pula pranon urime nga Italia e Kroacia, i ofrohet mbështetje Kosovës në rrugën euro-atlantike
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/07/a6ef3594-eaee-4863-b363-38757e38e07f.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Shiroka-Pula pranon urime nga Italia e Kroacia, i ofrohet mbështetje Kosovës në rrugën euro-atlantike

![Justina Shiroka - Pula](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/a6ef3594-eaee-4863-b363-38757e38e07f.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 11 tetor 2026 14:18
- Shpërndaje në:

* 11 tetor 2026 14:18
* Shpërndaje në:

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanović.

Në mesazhet e urimit për marrjen e detyrës së re është ofruar mbështetje për Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit në NATO.

Presidenti i Italisë, Mattarella, siç thuhet në njoftimin e presidencës ka shprehur dëshirën për bashkëpunim dhe thellim më tej të tij.

“Shpresoj gjithashtu që, gjatë mandatit tuaj, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme të nevojshme për ta afruar vendin me familjen e përbashkët evropiane. Në këtë rrugëtim sfidues, Kosova do të mund të mbështetet në përkrahjen tonë”, thuhet në letrën e Mattarellas.

Ndërkaq presidenti i Kroacisë, Milanović, ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

“Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shpresoj për një mundësi të shpejtë për një takim personal dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona”, ka shkruar ndër të tjera në letrën e urimit, Milanović.

[#Justina Shiroka-Pula](https://www.koha.net/tag/justina-shiroka-pula) [#kroacia](https://www.koha.net/tag/kroacia) [#italia](https://www.koha.net/tag/italia) [#Kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#nato](https://www.koha.net/tag/nato) [#BE](https://www.koha.net/tag/be)

Artikuj të ngjashëm

- [![Milatoviq uron Shiroka-Pulën: I bindur se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë do të thellohen](https://resources.koha.net/images/2023/June/27/milatoviq1687886223.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 nën 2026 Milatoviq uron Shiroka-Pulën: I bindur se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë do të thellohen](https://www.koha.net/arberi/milatoviq-uron-shiroka-pulen-i-bindur-se-marredheniet-e-fqinjesise-se-mire-do-te-thellohen)
- [![Macron: Kosova të rifillojë përparimin në fushat që i kontribuojnë perspektivës evropiane](https://resources.koha.net/images/2026/October/22/fb6d0fbc-3a85-43cb-af78-7877c12bd0de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 nën 2026 Macron: Kosova të rifillojë përparimin në fushat që i kontribuojnë perspektivës evropiane](https://www.koha.net/arberi/macron-kosova-te-rifilloje-perparimin-ne-fushat-qe-i-kontribuojne-perspektives-evropiane)
- [![Shiroka-Pula: Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria në rrugëtimin euroatlantik](https://resources.koha.net/images/2026/October/12/f2f9aeb7-7e23-4676-ba09-127e5b338afb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 tet 2026 Shiroka-Pula: Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria në rrugëtimin euroatlantik](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-kosova-pret-mbeshtetje-te-fuqishme-nga-shqiperia-ne-rrugetimin-euroatlantik)
- [![Ndërkombëtarët shprehin pritje të bashkëpunojnë me presidenten Shiroka-Pula](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/73a2ca3f-6762-416d-921b-4862cd71d340.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2026 Ndërkombëtarët shprehin pritje të bashkëpunojnë me presidenten Shiroka-Pula](https://www.koha.net/arberi/nderkombetaret-shprehin-pritje-te-bashkepunojne-me-presidenten-shiroka-pula)
- [![Presidentja e Sllovenisë uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim konstruktiv](https://resources.koha.net/images/2025/December/19/9a40cae2-dade-45f7-9610-b879d41efdaa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2026 Presidentja e Sllovenisë uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim konstruktiv](https://www.koha.net/arberi/presidentja-e-sllovenise-uron-shiroka-pulen-pres-bashkepunim-konstruktiv)

[Reklama.]() [BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%](https://www.koha.net/reklama-marketing/black-friday-me-zbritje-deri-70)

[Arbëri.]() [Haxhiu për Ligjin për Specialen: Duhet të ketë efekt juridik, jo veç politik](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-per-ligjin-per-specialen-duhet-te-kete-efekt-juridik-jo-vec-politik)

[Futboll.]() [FIFA preket nga një sulm kibernetik](https://www.koha.net/futboll/fifa-preket-nga-nje-sulm-kibernetik)

[Rajon.]() [Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Vukovarin, i kërkon Serbisë të hapë arkivat për 1.725 të zhdukurit](https://www.koha.net/rajon/parlamenti-evropian-miraton-rezoluten-per-vukovarin-i-kerkon-serbise-te-hape-arkivat-per-1725-te-zhdukurit)

[Rajon.]() [Serbia do ta zgjedhë më 27 dhjetor pasardhësin e Vuçiqit](https://www.koha.net/rajon/serbia-do-ta-zgjedhe-me-27-dhjetor-pasardhesin-e-vuciqit)

[Futboll.]() [Nata historike e Vedat Muriqit: Ndihem si hero](https://www.koha.net/futboll/nata-historike-e-vedat-muriqit-ndihem-si-hero)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Shiroka-Pula pranon urime nga Italia e Kroacia, i ofrohet mbështetje Kosovës në rrugën euro-atlantike","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-pranon-urime-nga-italia-e-kroacia-i-ofrohet-mbeshtetje-kosoves-ne-rrugen-euro-atlantike","datePublished":"2026-10-11T14:18:01+02:00","dateModified":"2026-10-11T14:22:01+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":250,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanović.Në mesazhet","url":"https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-pranon-urime-nga-italia-e-kroacia-i-ofrohet-mbeshtetje-kosoves-ne-rrugen-euro-atlantike","keywords":"Justina Shiroka-Pula, kroacia, italia, Kosova, nato, BE","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/07/a6ef3594-eaee-4863-b363-38757e38e07f.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
