Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Le chef de la MINUK s'exprime devant l'ONU sur les modifications législatives concernant les mesures spéciales et exige que justice soit rendue pour Banjska.

Peter Due

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka thënë se e ritheksojnë brengosjen e Bashkimit Evropian për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, duke shtuar se duhet të respektohet integriteti dhe pavarësia e gjyqësorit. Due ka kritikuar Policinë e Kosovës për shkak se nuk ka ndarë informata gjatë kohës së protestave në Kosovë që u mbajtën pas vendimit të Gjykatës Speciale më 16 shtator. Ndër të tjera, Due ka kërkuar përgjegjësi për sulmin në Banjskë dhe kanalin e Ibër-Lepencit.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po raportohet për Kosovën, Due ka thënë se pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-komandantëve të tjerë, u organizuan demonstrata në vende të ndryshme, shumica prej të cilave, sipas tij, mbetën paqësore.

Due u shpreh se Policia e Kosovës është sjellë në mënyrë paqësore gjatë 21 ditëve të protestave që pasuan aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Por ka thënë se nuk kanë ndarë infomrata me Kombet e Bashkuara, por vetëm me vendet partnere.

“Pas periudhës së 16 shtatorit, aktgjykimi i Dhomave të Specializuara dënoi Thaçin dhe tre ish-komandantë për krime lufte, por jo për krime kundër njerëzimit. Demonstratat gjetiu pasuan këtë aktgjykim, shumica prej të cilave mbetën paqësore. Përgjithësisht, Policia e Kosovës është sjellë në mënyrë paqësore gjatë këtyre 21 ditëve të protestave. Koordinimi dhe ndarja e informatave me Kombet e Bashkuara ishte joadekuate, por jo edhe me vendet ndërkombëtare. I kam ngritur këto çështje në Prishtinë dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kuvendi miratoi ndryshime, duke kufizuar kompetencat e Speciales. E riktheksojmë brengosena e BE-së... Të pandehurit kanë të drejtën e apelit... integriteti dhe pavarësinë e procedurave gjyqësore duhet të respektohen, dhe çdo veprim legjislativ duhet të jetë në përputhje me obligimet ligjore dhe ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Due. 

Shefi i UNMIK-ut ka thënë se një aktgjykim tjetër për administrimin e drejtësisë është caktuar për 17 nëntor.

Në përfundim, Due ka thënë se këto zhvillime ndodhin në një kohë kur tensionet vazhdojnë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku narrativat përçarëse të së kaluarës mbeten të pranishme, pavarësisht kohës së kaluar.

Lire les autres mises à jour
Conseil de sécurité

EN DIRECT : Le Conseil de sécurité de l'ONU débat du Kosovo