Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Une session de soutien au quatuor de l'UCK oppose la LDK au PDK à Istog

is

stock

Thirrja e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të  Istogut për të premten, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në Hagë, ka përplasur LDK-në e PDK-në në këtë komunë. 

Kryetari i degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, të enjten publikoi thirrjen për mbledhje të jashtëzakonshme për miratimin e një deklarate lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale. Por, për këtë seancë nuk ka pasur asnjë diskutim me akterët e tjerë partiakë, ka thënë kryetari i Istogut Ilir Ferati, që vjen nga radhët e LDK-së. 

Ferati të premten e ka akuzuar LDK-në për politizim të situatës, ndërkohë që ka shtuar se seanca e rregullt e Kuvendit ka qenë e planifikuar për të hënën me përfshirjen e miratimit të deklaratës kundër akrgjykimit. 

“Si Kryetar i Komunës, asnjë diskutim s’kam pasë me asnjë akter politik partiak lokal në raport me seancën e thirrur për të shqyrtuar dhe aprovuar deklaratën kundër Aktgjykimit të Hagës, as nuk na janë kërkuar nënshkrimet e grupit të kuvendarëve të LDK-së për seancë!” ka shkruar në Facebook. 

Nimanaj ka reaguar edhe të premten duke njoftuar se mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal dështoi në mungesë kuorumi, e këtë gjë e ka cilësuar si përpjekje për “bojkot të historisë”.