---
description: Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i është përgjigjur kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku i cili vendimin e PZAP-së për të anuluar qendra alterna
title: "Rrustemi i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Ishte LDK-ja ajo që vodhi vota më 9 shkurt"
image: https://resources.koha.net/images/2025/December/01/01a2f175-882e-4562-a1e6-0bc0cfb837ab.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Rrustemi i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Ishte LDK-ja ajo që vodhi vota më 9 shkurt

- 1 dhjetor 2025 23:35
- Shpërndaje në:

- 1 dhjetor 2025 23:35
- Shpërndaje në:

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i është përgjigjur kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku i cili vendimin e PZAP-së për të anuluar qendra alternative të votimit jashtë vendit, [e quajti si parandalim të vjedhjes së votave.](https://www.koha.net/arberi/abdixhiku-sekti-i-vv-se-po-provon-te-ndertoje-nje-sistem-te-vjedhjes-se-votave)

Rrustemi në emisionin “Interaktiv” në KTV, tha se është LDK-ja ajo që akuzohet për vjedhje votash në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Nëse e fillojmë me përplasje politike, përgjigjja e drejtpërdrejt është se vetë Abdixhiku i ka prirë një skeme të manipulimit të votave me postë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ngjarja është në prokurori duke u hetuar dhe ngjarja është zbardhur nga vet kandidatë për deputet të LDK-së në atë grupin e brendshëm të LDK-së me bisedat dhe ankesat e kandidatëve për deputet”, deklaroi Rrustemi.

Rrustemi është shprehur i bindur që do të parashtrohet ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së, sepse siç tha – ka argumente pa fund.

“Ne besoj se do të ankimohemi në Gjykatën Supreme. Jam i bindur që do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme. Unë jam i bindur se do të ankohemi, nuk dua ta them fjalën e fundit sepse janë autoritetet përgjegjëse edhe që janë duke punuar edhe që vendosin. Por unë jam i bindur se do të ankohemi dhe duhet të ankohemi në Gjykatën Supreme. Ka argumente pa fund”, deklaroi Rrustemi.

Duke iu referuar bllokadës disa mujore, ish-deputeti Rrustemi tha se partitë e tjera, ato të ish-opozitës kanë qenë në sinkron kundër Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe Nismën e Fatmir Limajt.

“Neve na duhet një shumicë për të krijuar institucionet. Qytetarët më 28 dhjetor duhet të votojnë si mesazh për bllokadën institucionale. Ka qenë e pamundur të procedohet sepse ish-opozita ka qenë në sinkron për të shkaktuar bllokadë. Personalisht, refuzimi i LDK-së për të bashkëpunuar me LVV-në është qëndrim i përbashkët e opozitës. Si qëndrim personal, edhe sjellja e Nismës për të qenë në Kuvend e jo në Qeveri, e duke parë takimin Limaj-Abdixhiku në ditën kur dështoi të votohet qeveria Kurti, është poashtu veprim për bindjen time, i koordinuar në kampin opozitar”, deklaroi Rrustemi në emisionin “Interaktiv” në KTV.

[Edhe ![Rrustemi për opozitën: Nëse s’kanë më qasje bllokuese, do të gjendet zgjidhja për institucionet](https://resources.koha.net/images/2025/December/01/01a2f175-882e-4562-a1e6-0bc0cfb837ab.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 kor 2026 Rrustemi për opozitën: Nëse s’kanë më qasje bllokuese, do të gjendet zgjidhja për institucionet](https://www.koha.net/arberi/rrustemi-per-zhvillimet-ne-ldk-aktualisht-komunikimi-behet-me-abdixhikun)

Më 30 nëntor, në mesnatë është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike që pritet të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. 24 subjekte politike kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zgjedhjet e parakohshme erdhën pas shpërndarjes së legjislaturës së nëntë, pasi për shtatë muaj mandat nuk ka arritur të zgjedhë Qeverinë e re, në dy tentime. Pas konsultimeve me liderë të partive politike, Osmani e ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, me gjithë që në partitë deri tash në opozitë shprehën kërkesë që ato të mbahen 21 dhjetor. Pro 28 dhjetorit u shprehën në Lëvizjen Vetëvendosje, në Listën Guxo dhe në Alternativa. 

Zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë të tretat që do të mbahen brenda këtij viti, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit si dhe zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. 

[#Adnan Rrustemi](https://www.koha.net/tag/adnan-rrustemi) [#lvv](https://www.koha.net/tag/lvv) [#vendim i PZAP-së](https://www.koha.net/tag/vendim-i-pzap-se) [#lumir abdixhiku](https://www.koha.net/tag/lumir-abdixhiku)

Artikuj të ngjashëm

- [![Abdixhiku për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ishte veç mashtrim, ua kemi thënë](https://resources.koha.net/images/2026/September/03/95049d6a-532c-4ec3-9b95-3e6724ef76e3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 tet 2026 Abdixhiku për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ishte veç mashtrim, ua kemi thënë](https://www.koha.net/arberi/abdixhiku-per-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen-ishte-vec-mashtrim-ua-kemi-thene)
- [![Rrustemi: PDK-ja e Aleanca të ndryshojnë qëndrimin për presidentin, pas verdiktit të 16 shtatorit](https://resources.koha.net/images/2026/April/21/ba0b7127-c7fa-4218-8d44-fdb7878e6300.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 sht 2026 Rrustemi: PDK-ja e Aleanca të ndryshojnë qëndrimin për presidentin, pas verdiktit të 16 shtatorit](https://www.koha.net/arberi/rrustemi-pdk-ja-e-aleanca-te-ndryshojne-qendrimin-per-presidentin-pas-verdiktit-te-16-shtatorit)
- [![Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Vendi po shkon në zgjedhje](https://resources.koha.net/images/2026/August/26/b6a473af-f8ae-4785-aeff-dde21949c97a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 sht 2026 Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Vendi po shkon në zgjedhje](https://www.koha.net/arberi/abdixhiku-pas-takimit-me-kurtin-vendi-po-shkon-ne-zgjedhje)
- [![Abdixhiku dhe deputetë të LVV-së kritikojnë gjashtëshen rebele të LDK-së](https://resources.koha.net/images/2026/September/01/3b3b77b2-64de-4ee5-9aac-788587d44d0c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 sht 2026 Abdixhiku dhe deputetë të LVV-së kritikojnë gjashtëshen rebele të LDK-së](https://www.koha.net/arberi/abdixhiku-dhe-deputete-te-lvv-se-kritikojne-gjashteshen-rebele-te-ldk-se)

[Basketboll.]() [Kampionia e Kosovës pëson tjetër humbje nga Patrasi grek](https://www.koha.net/basketboll/kampionia-e-kosoves-peson-tjeter-humbje-nga-patrasi-grek)

[Arbëri.]() [Koci: Nuk ka mundësi të paqes, lufta Rusi-Ukrainë do të vazhdojë](https://www.koha.net/arberi/koci-nuk-ka-mundesi-te-paqes-lufta-rusi-ukraine-do-te-vazhdoje)

[Basketboll.]() [Bashkimit nuk i mjafton paraqitja e mirë](https://www.koha.net/basketboll/bashkimit-nuk-i-mjafton-paraqitja-e-mire)

[Arbëri.]() [Kurti kërkon nga Macroni mbështetje që Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat](https://www.koha.net/arberi/kurti-kerkon-nga-macroni-mbeshtetje-qe-kosova-ta-marre-statusin-e-vendit-kandidat)

[Futboll.]() [Te Kosova po punojnë me përkushtim, Kamberi e Avdyli optimistë](https://www.koha.net/futboll/te-kosova-po-punojne-me-perkushtim-kamberi-e-avdyli-optimiste)

[Arbëri.]() [LIVE: Ku e ka fundin lufta e Ukrainës?](https://www.koha.net/arberi/live-ku-e-ka-fundin-lufta-e-ukraines)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rrustemi i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Ishte LDK-ja ajo që vodhi vota më 9 shkurt","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/rrustemi-i-kunderpergjigjet-abdixhikut-ishte-ldk-ja-ajo-qe-vodhi-vota-me-9-shkurt","datePublished":"2025-12-01T23:35:53+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:30:08+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":547,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i është përgjigjur kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku i cili vendimin e PZAP-së për të anuluar qendra alterna","url":"https://www.koha.net/arberi/rrustemi-i-kunderpergjigjet-abdixhikut-ishte-ldk-ja-ajo-qe-vodhi-vota-me-9-shkurt","keywords":"Adnan Rrustemi, lvv, vendim i PZAP-së, lumir abdixhiku","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/December/01/01a2f175-882e-4562-a1e6-0bc0cfb837ab.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
