Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

L'utilisation de la « Tullotora » est illégale

La bêtise

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka rrëzuar vendimin e Komunës së Prishtinës për t’ia dhënë në shfrytëzim kompleksin “Tulltorja” një kompanie private, për 50 vjet. Sipas vendimit të kësaj Ministrie, njëra nga arsyet e rrëzimit të vendimit është se lokacioni nuk është në listën e veçantë të pronave të paluajtshme komunale për vitin 2026, që parashihet të jepen në shfrytëzim

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka vlerësuar në kundërshtim me ligjin vendimin e Komunës së Prishtinës, me të cilin kompleksi “Tulltorja” i jepej në shfrytëzim për 50 vjet kompanisë private “BGC”. Në dokumentin që e ka siguruar KOHA të mërkurën, thuhet se vendimi shkel Rregulloren për përcaktim të procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës.

Më 11 shtator, Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar dhënien në shfrytëzim të “Tulltores” te kompania “BGC SH.P.K.”.

Sipas MAPL-së, kryetari i komunës mund ta përdorë të drejtën e negocimit vetëm në rastet kur investimi plotëson kriteret e përcaktuara me ligj.

Ndër kriteret është që vlera e investimit të jetë së paku 10 për qind e buxhetit të përgjithshëm të komunës për investime kapitale të vitit paraprak, si dhe nëse bëhet fjalë për sektorët e përcaktuar me Ligjin për Investime Strategjike.

Këtu përfshihen energjia, infrastruktura dhe minierat, transporti dhe telekomunikacioni, shëndetësia, turizmi, industria përpunuese, bujqësia, industria ushqimore, parqet industriale e teknologjike, si dhe administrimi i ujërave të zeza dhe mbeturinave.

“Në rastin konkret, qëllimi i dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës – lokacioni ‘Tulltorja’ – është në kundërshtim me bazën ligjore të vendimit, pasi qëllimi kryesor i projektit është krijimi i një kompleksi modern shumë funksional, i cili do të shërbejë si një qendër ekonomike, kulturore dhe afariste me rëndësi për kryeqytetin, e që nuk ka të bëjë me sektorët e paraparë në paragrafin më lart...”, thuhet në vendimin e MAPL-së.

Grupi i asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, parti që është opozitë në Prishtinë, e ka mirëpritur vendimin e MAPL-së.

Shefi i grupit të asambleistëve të kësaj partie, Gëzim Sveçla, ka thënë se Ministria ka konfirmuar qëndrimin e shprehur gjatë seancës së jashtëzakonshme, kur kundërshtuan dhënien e “Tulltores” në shfrytëzim për 50 vjet.

“Ndodhi ashtu siç kemi thënë gjatë seancës se forma si është negociuar është në kundërshtim me normat ligjore që përcaktojnë dhënien në shfrytëzim të pronës komunale. Këto vërejtje tona i kemi shfaqur e po ashtu kemi shfaqur pakënaqësi edhe në formën se si është negociuar e gjithë marrëveshja, sepse është një proces që ka përfunduar brenda 10 ditësh”, ka thënë Sveçla.

Ai ka theksuar se asambleistët e LVV-së nuk janë kundër projektit, por kanë kërkuar që investitor të jetë vetë komuna.

“Ne e mbështesim atë projekt, ne kërkojmë që vetë Komuna të jetë investitor. Komuna ka kapacitet që këtë projekt ta bëjë vetë. Ne kemi shumë ndërmarrje publike që do të mund t’i jepej në shfrytëzim kjo hapësirë dhe të mund të rigjeneronte të hyra dhe të hapte vende të reja të punës”, ka thënë Sveçla.

Vendimi i Kuvendit Komunal për “Tulltoren” në shtator është përcjellë me tensione e protestë.