Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Rama à propos de l'accord VV-LDK : J'espère que ce n'est pas un jeu de Kurti.

Progrès Rama

Photo de : Driton Pacharada

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është shprehur skeptik se marrëveshja e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës  do t’i hapë rrugë zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Një ditë pasi LVV dhe LDK u dakorduan që profesori universitar dhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidati i përbashkët për president, Rama tha se mbetet skeptik nëse procesi do të përfundojë me zgjedhjen e presidentit.

“Uroj që mos të jetë kjo dhe një lojë e Albin Kurtit. Dyshoj shumë që ka me u zgjedh presidenti, për fat të keq po them. E ka treguar tash e dy vjet që nuk është i interesuar për me kriju qeveri. Pra nuk është dikush që do me qeverisë, është dikush që ka tendenca autokratike, po them dhe nuk e shoh... nuk jam optimist. Uroj që po, uroj që të krijojmë qeveri, uroj që të kemi president, po jam shumë pesimist në bazë të rrjedhave tash e gati dy vjet”, ka deklaruar Rama për KosovaPress.

I pyetur nëse pajtohet me kandidatin e propozuar për president, Rama tha se e mbështet zgjedhjen e presidentit, nëse partitë politike kanë arritur marrëveshje dhe ekzistojnë votat e nevojshme.

“Patjetër që po, vendit i duhet presidenti dhe nëse partitë janë pajtuar edhe i kanë votat, patjetër që po. Neve na duhen institucione, na duhet me ec përpara, pra nuk mund të ndalemi”, potencoi Rama.