Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Prebreza limoge le directeur arrêté pour détournement de fonds d'une valeur de 1.5 million d'euros.

Valon Prebreza & Gëzim Zogiani

Kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se e ka shkarkuar drejtorin e Pronës, Gëzim Zogiani, i cili bashkë me katër zyrtarë të tjerë të komunës u arrestua nën dyshimet për tjetërsimin e një prone me vlerë 1.5 milionë euro.

Në një njoftim në Facebook, Prebreza ka thënë se vendimi nuk paragjykon përgjegjësinë penale ndaj Zogianit dhe ka thënë Komuna do të bashkëpunojë me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të rastit. 

“Sot është marrë vendimi për lirimin nga detyra të Drejtorit të Pronës, z. Gëzim Zogiani. Ky veprim nuk paragjykon përgjegjësinë penale të askujt. Përcaktimi i fajësisë u takon vetëm organeve kompetente të drejtësisë, punën e të cilave e respektojmë plotësisht. Komuna e Fushë-Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë pa rezervë me Prokurorinë dhe me çdo institucion tjetër përgjegjës për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje”, ka shkruar Prebreza. 

Ai ka thënë se qëndrimi i tyre mbetet i qartë se “në Komunën e Fushë Kosovës nuk do të ketë mbrojtje politike për asnjë emër, pozitë apo interes”. 

“Asgjë nuk do të vendoset mbi ligjin dhe besimin e qytetarëve”, ka shkrua Prebreza.

Zogiani bashkë me 4 zyrtarë të tjerë janë arrestuar para një jave dhe Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e ndalimit të afrimit më shumë se 200 metra në objektin e Komunës së Fushë-Kosovës.