Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

La police indique que l'état d'un manifestant s'est aggravé et qu'il a reçu de l'aide.

Protest

Photo de : Driton Pacharada

Policia e Kosovës u ka bërë qytetarëve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë. 

Në një njoftim të Policisë, është thënë se kohë pas kohe nga persona të caktuar ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike. 

Po ashtu ka njoftuar se gjatë protestimit, një personi i është përkeqësuar gjendja dhe zyrtarët policorë i kanë ofruar ndihmë. 

“Në orët e mbrëmjes, protestuesit nga sheshi “Ibrahim Rugova” janë zhvendosur në sheshin “Skënderbeu”, për të vazhduar me protestë, ku kohë pas kohe nga persona të caktuar ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarre. Gjatë protestimit, një personi i cili gjendej në masë, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, të cilin zyrtarët policorë janë futur në masë për ti ofruar ndihmë mjekësore, të cilit i kanë mundësuar tërheqjen nga masa në bashkëpunim me qytetarë, për ta dërguar brenda kordonit të sigurisë, ku edhe i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor. Policia e Kosovës, falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe njëherit vazhdon të ju bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë, që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike, të  respektojnë ligjet dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë në interes të sigurisë së përgjithshme.  Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të saj ligjor dhe po monitoron situatën e zhvillimet në terren, forma e protestimit të qetë ndihmon dhe kontribuon në mbarëvajtjen e protestës, rendit dhe qetësisë publike, duke mos rrezikuar jetën dhe pronën publike e private”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 
 

Lire les autres mises à jour
EN DIRECT : Journée décisive pour le président, tensions pour le Special

EN DIRECT : Journée décisive pour le président, tensions pour le Special