Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Police : Nous avons saisi un chargeur contenant des cartouches de combat, il était utilisé par des personnes masquées.

police

Shefi i Sektorit të Menaxhimit në Departamentin e Sigurisë Publike, Albert Nushi, gjatë një konference për media të dielën, bëri me dije se dje është sekuestruar një karikator me fishekë luftarakë.

“Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar një karikator me fishekë luftarakë, dy bomba Molotov dhe doza kanabisi, si dhe vida, sfera metalike dhe prova të tjera materiale, të cilat janë përdorur nga personat e maskuar dhe të dhunshëm gjatë sulmeve ndaj punonjësve të Policisë”, tha ai.

Ka deklaruar se Policia e Shtetit prej 6 ditësh po përballet me sulme të pandërprera, për orë të gjata, nga grupe personash të maskuar, të cilët kanë dhunuar punonjësit e Policisë së Shtetit me gurë, pllaka guri, sfera metalike, vida, sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba Molotov.

Krahas sulmeve ndaj Policisë, Nushi ka thënë se këto grupe kanë sulmuar dhe dëmtuar institucione shtetërore, institucione të drejtësisë, institucione bankare, pronë publike dhe private.

“Njëkohësisht, çdo ditë vijojnë thirrjet, nëpërmjet grupeve të hapura, në platformat online dhe rrjetet sociale, për vrasjen e punonjësve të Policisë dhe djegien e automjeteve të Policisë. Ditën e djeshme, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka ardhur një telefonatë, sipas së cilës, mes protestuesve kishte elementë të armatosur dhe po qëllohej me armë zjarri në momentin e sulmeve me lëndë piroteknike ndaj Policisë. Përballë kësaj dhune dhe thirrjeve për vrasje, duke qenë se edhe ditën e djeshme sulmet ndaj Policisë kanë qenë të paprecedenta, Policia e Shtetit mori masa shtesë”, ka thënë ai.

Lire les autres mises à jour
Albanie

LIVE: Dita e gjashtë e protestave në Tiranë: Përplasje mes Policisë dhe protestuesve