---
description: Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar ka amnistuar operatorin ekonomik “Hendikos” që nuk e ka zbatuar kontratën e lidhur në dhjetor të 2025-s.Neni 14.2 i kontr
title: SHSKUK-ja amnistoi “Handikosin” për moszbatimin e kontratës për shpërndaje të pajisjeve
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/29/72842845-ed10-4a41-b4a3-b2267eab4378.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# SHSKUK-ja amnistoi “Handikosin” për moszbatimin e kontratës për shpërndaje të pajisjeve

![Karroca - handikos](https://resources.koha.net/images/2026/March/29/72842845-ed10-4a41-b4a3-b2267eab4378.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 29 mars 2026 19:22
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Vlerë Mehmeti](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles) [![Vlerë Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6d25a549-05a9-4fa4-b8fa-9e783d564533.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles)
- 29 mars 2026 19:22
- Shpërndaje në:

## Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar ka amnistuar operatorin ekonomik “Handikos”, me gjithë mangësitë në zbatimin e kontratës për shpërndarjen dhe montimin e pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Përfituesit dhe degët e “Handikosit” nëpër komuna kanë konfirmuar se transporti i pajisjeve nuk është siguruar sipas marrëveshjes, porse në SHSKUK kanë pretenduar se kontrata është duke u zbatuar në tërësi

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar ka amnistuar operatorin ekonomik “Hendikos” që nuk e ka zbatuar kontratën e lidhur në dhjetor të 2025-s.

Neni 14.2 i kontratës për shpërndarjen dhe montimin e pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë përcakton se shpërndarja e këtyre pajisjeve duhet të bëhet në të gjithë territorin e Kosovës, me automjete të përshtatura.

Por transportimi i pajisjeve nuk është siguruar nga “Handikosi”, siç specifikohet në kontratë, e këtë e kanë konfirmuar vetë përfituesit dhe degët e shoqatës nëpër komuna.

Megjithëkëtë, sipas SHSKUK-së, kontrata është duke u zbatuar në tërësi. Në këtë institucion nuk janë përgjigjur në pyetjet se përse e ka lejuar shkeljen e kontratës por kanë përcjellë një përmbajtje që ditë më parë ka qenë pjesë e reagimit të “Handikosit”.

“Në kuadër të kontratës 24-mujore me SHSKUK, e cila ndodhet ende në fazën fillestare të zbatimit (rreth dy muaj e gjysmë), HANDIKOS ka filluar me sukses montimin, përshtatjen dhe shpërndarjen e pajisjeve për mbi 180 përfitues, me gjithsej 465 pajisje ndihmëse (për lëvizje, asistim dhe parandalim), duke zbatuar në tërësi kontratën në fjalë. Bazuar në të dhënat nga HANDIKOS, të marra nga menaxheri i kontratës, gjatë kësaj periudhe janë realizuar dhjetëra raste të shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse edhe në shtëpitë e përfituesve në rajone të ndryshme të Kosovës, dhe ky proces do të vazhdojë të bëjë diçka të tillë”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

E nga Handikosi, në vend të përgjigjes, i kanë bërë thirrje KOHË-s që gjatë javës të vizitojë zyrat e kësaj organizate dhe të njoftohet më të githa detajet e këtij procesi.

Në dhjetor të 2025-tës, “Handikos” u kontraktua nga SHSKUK-ja në vlerë të 123 mijë e 134 eurove për shpërndarjen dhe për montimin e 4 mijë e 250 pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

[Edhe ![Handikos kërkon shpërndarjen e pajisjeve për të paralizuarit të cilat u paguan 6 mln euro](https://resources.koha.net/images/2023/December/23/handikos_karroca15728714891703354544.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 qer 2025 Handikos kërkon shpërndarjen e pajisjeve për të paralizuarit të cilat u paguan 6 mln euro](https://www.koha.net/arberi/handikos-kerkon-shperndarjen-e-pajisjeve-per-te-paralizuarit-te-cilat-u-paguan-6-mln-euro)

Në SHSKUK e as në HANDIKOS nuk treguan se sa është numri i pajisjeve që u janë dorëzuar përfituesve në vendbanimet e tyre.

Pas raportimit të KOHËS, shoqata “Handikos” reagoi duke thënë se me termin “shpërndarje” nuk nënkuptohet ekskluzivisht dërgimi i pajisjeve të “paketuara” në shtëpitë e përfituesve.

Sipas kësaj organizate, pajisjet duhet të montohen dhe të përshtaten për secilin individ në qendrën e HANDIKOS-it, pasi shumica janë komplekse dhe kërkojnë prezencë fizike për matje dhe testim. Deri më tani, 123 persona kanë përfituar 535 pajisje, por SHSKUK-ja dhe “Handikosi” kanë deklaruar publikisht se në dhjetëra raste pajisjet janë dorëzuar në shtëpi.  
 

[#Handikos](https://www.koha.net/tag/handikos) [#karroca](https://www.koha.net/tag/karroca) [#Personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë](https://www.koha.net/tag/personat-paraplegjike-dhe-tetraplegjike) [#qkuk](https://www.koha.net/tag/qkuk)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pajisjet ndihmëse për personat me paralizë nuk dorëzohen në shtëpi, përfituesit paguajnë transportin](https://resources.koha.net/images/2026/March/20/632568b9-29fb-452a-9a00-aa0f0b319fa4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 mar 2026 Pajisjet ndihmëse për personat me paralizë nuk dorëzohen në shtëpi, përfituesit paguajnë transportin](https://www.koha.net/arberi/pajisjet-ndihmese-per-personat-me-paralize-nuk-dorezohen-ne-shtepi-perfituesit-paguajne-transportin)
- [![SHSKUK-ja firmosi kontratë për shpërndarje të pajisjeve për të paralizuarit, por s’po zbatohet](https://resources.koha.net/images/2025/December/16/978e5214-2612-4b23-95db-92a09986e4e8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 dhj 2025 SHSKUK-ja firmosi kontratë për shpërndarje të pajisjeve për të paralizuarit, por s’po zbatohet](https://www.koha.net/arberi/shskuk-ja-firmosi-kontrate-per-shperndarje-te-pajisjeve-per-te-paralizuarit-por-spo-zbatohet)
- [![Para personave me aftësi të kufizuara nuk denoncohen vonesat në shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse](https://resources.koha.net/images/2025/October/24/eece1729-15b7-4fe5-92a0-b64f57ce4f4c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 dhj 2025 Para personave me aftësi të kufizuara nuk denoncohen vonesat në shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse](https://www.koha.net/arberi/para-personave-me-aftesi-te-kufizuara-nuk-denoncohen-vonesat-ne-shperndarjen-e-pajisjeve-ndihmese)
- [![SHSKUK-ja i jep kontratë Handikosit për shpërndarjen dhe montimin e 4 mijë e 250 pajisjeve](https://resources.koha.net/images/2024/October/20/b264a806-dbed-40b9-9d82-268296f4500b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 nën 2025 SHSKUK-ja i jep kontratë Handikosit për shpërndarjen dhe montimin e 4 mijë e 250 pajisjeve](https://www.koha.net/arberi/shskuk-ja-i-jep-kontrate-handikosit-per-shperndarjen-dhe-montimin-e-4-mije-e-250-pajisjeve)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Pio dhe Sebastiano Esposito shkruajnë histori me Italinë](https://www.koha.net/futboll/pio-dhe-sebastiano-esposito-shkruajne-histori-me-italine)

[Botë.]() [Forcat amerikane po largohen përfundimisht nga Iraku, duke i hapur rrugë Iranit](https://www.koha.net/bote/forcat-amerikane-po-largohen-perfundimisht-nga-iraku-duke-i-hapur-rruge-iranit)

[Arbëri.]() [Dalin para gjykatës të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc](https://www.koha.net/arberi/dalin-para-gjykates-te-akuzuarit-per-sulmin-ne-iber-lepenc)

[Lifestyle.]() [Si të gjeni jastëkun ideal](https://www.koha.net/lifestyle/si-te-gjeni-jastekun-ideal)

[Lifestyle.]() [Vëzhgimi i zogjve mund të ndihmojë në rikuperimin pas goditjes në tru](https://www.koha.net/lifestyle/vezhgimi-i-zogjve-mund-te-ndihmoje-ne-rikuperimin-pas-goditjes-ne-tru)

[Basketboll.]() [Bashkimi synon ta shfrytëzojë momentin jo të mirë të Trepçës](https://www.koha.net/basketboll/bashkimi-synon-ta-shfrytezoje-momentin-jo-te-mire-te-trepces)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"SHSKUK-ja amnistoi “Handikosin” për moszbatimin e kontratës për shpërndaje të pajisjeve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/personat-ne-karroce-sigurojne-vete-transportin-e-pajisjeve-qe-i-perfituan","datePublished":"2026-03-29T19:22:07+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:05:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":472,"author":[{"@type":"Person","name":"Vlerë Mehmeti","url":"https://www.koha.net/autori/vlere-mehmeti/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar ka amnistuar operatorin ekonomik “Hendikos” që nuk e ka zbatuar kontratën e lidhur në dhjetor të 2025-s.Neni 14.2 i kontr","url":"https://www.koha.net/arberi/personat-ne-karroce-sigurojne-vete-transportin-e-pajisjeve-qe-i-perfituan","keywords":"Handikos, karroca, Personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, qkuk","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/29/72842845-ed10-4a41-b4a3-b2267eab4378.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
