Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

PDK ne participe pas à la session et s'adressera à la Cour constitutionnelle.

PDK

Photo : Archives

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seanca deri te një vendim i Gjykatës Kushtetuese. PDK-ja ka thënë se situata e krijuar tashmë kërkon qartësi kushtetuese, dhe se do t’i drejtohet Gjykatës. 

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kushtetuta nuk është pazar politik. Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me votimin e opozitës për Presidentin apo me marrëveshje të tjera politike. Për këtë arsye, PDK nuk do të vazhdojë të marrë pjesë nga një seancë në tjetrën, në një proces ku vazhdimisht ndryshojnë kushtet dhe krijohen pengesa të reja. Edhe pjesëmarrja në një seancë tjetër nuk ofron asnjë garanci se procesi do të përmbyllet dhe se nuk do të paraqiten kërkesa apo kushte të tjera. Partia Demokratike e Kosovës konsideron se situata e krijuar tashmë kërkon qartësi kushtetuese. Ekspertët e PDK-së janë duke punuar në përgatitjen e rastit, i cili do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për procesin në tërësi”, thuhet në komunikatë të PDK-së. 

PDK-ja ka thënë se deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit. 

“Mjaft me afate të shkelura, kushte të reja dhe pazare politike. Tani fjalën duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese”, thuhet nga PDK. 
 

Lire les autres mises à jour
Dix lois en une seule session

EN DIRECT : Suite de la séance constitutive

La session constitutive de l'Assemblée du Kosovo se poursuit aujourd'hui, avec les élections à l'ordre du jour...