Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Pacolli sollicite une réaction internationale suite aux déclarations de Vučić concernant le changement de cours de la rivière Ibar.

Ministre de l'Environnement, Fitore Pacolli

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se po shqyrtohet mundësia e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër në territorin e Serbisë, dhe për këtë ka ftuar ekspertë. 

Pacolli ka thënë se këto deklarata për mundësinë e ndërhyrjes në resurset ujore dhe infrastrukturën që ndërlidhet me sistemin e Ibër-Lepencit janë thellësisht shqetësuese dhe të papranueshme. 

Pacolli ka thënë se sipas Konventës së Helsinkit shtetet kanë detyrim të bashkëpunojnë në përdorimin e drejtë dhe të aryeshëm të ujërave ndërkufitare, të parandalojnë dëmet ndërkufitare dhe t’i mbrojnë ekosistemet ujore. 

Ajo u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kombeve të Bashkuara e partnerëve ndërkombëtarë të reagojnë ndaj deklaratave të Vuçiqit., 

“Resurset ujore nuk mund të përdoren si instrument kërcënimi, presioni apo destabilizimi ndaj një shteti tjetër. Liqeni i Ujmanit dhe sistemi Ibër-Lepenc janë infrastrukturë kritike strategjike e Republikës së Kosovës. Ky sistem është jetik për furnizimin me ujë të pijshëm të qindra mijëra qytetarëve, për funksionimin e sektorit energjetik, për bujqësinë dhe për ekuilibrin mjedisor të një pjese të rëndësishme të vendit. Prandaj, çdo deklaratë apo veprim që synon ndërhyrjen, dëmtimin, devijimin ose ndryshimin e njëanshëm të rrjedhave ujore dhe infrastrukturës ujore, me pasoja për Kosovën, nuk është çështje e politikës ditore. Është çështje e sigurisë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore, dhe duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal nga bashkësia ndërkombëtare. I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që të reagojnë ndaj deklaratave të tilla dhe të kërkojnë respektimin e plotë të parimeve dhe detyrimeve të së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare”, ka shkruar Pacolli në Facebook. 

Ajo ka thënë se Kosova do t’i mbrojë resurset e saja ujore, infrastrukturën kritike dhe interesin e qytetarëve të saj në përputhje me Kushtetutën, ligjet e Kosovës dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.