Ndërmarrja Publike Banesore ka njoftuar të enjten se llogaritë e saj bankare janë bllokuar në kuadër të një procedure përmbarimore që lidhet me kontestin gjyqësor për projektin në Lakrishtë.
Sipas NPB-së, kontesti buron nga një kontratë e lidhur më 17 maj 2021 nga administrata e kaluar, për të cilën ndërmarrja pretendon se dëmton interesin publik.
NPB-ja thotë se e ka kundërshtuar vendimmarrjen në të gjitha instancat juridike, ndërsa më 24 qershor 2026 ka ushtruar revizion në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Përmes revizionit, ndërmarrja pretendon se ka ngritur çështje që lidhen me shkelje procedurale, zbatim të gabuar të së drejtës materiale, përcaktimin e përgjegjësisë së NPB-së dhe mënyrën e llogaritjes së mbi 32 milionë eurove si fitim i humbur.
Sipas ndërmarrjes, bëhet fjalë për mjete që nuk janë investuar asnjëherë, por që janë përfshirë në kontestin financiar si fitim i humbur.
aussi
La NPB affirme qu'elle n'a pas été traitée équitablement dans l'affaire où elle a perdu 32.5 millions d'euros.
“Ndërmarrja Publike Banesore është thellësisht e bindur se argumentet juridike dhe faktike të paraqitura në revizion, pas shqyrtimit të plotë nga Gjykata Supreme, do të rezultojnë me një vendim në favor të ndërmarrjes publike dhe mbrojtjes së interesit publik”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Megjithatë, NPB-ja thotë se vetëm një ditë pas ushtrimit të revizionit është nxjerrë urdhri përmbarimor dhe se procedura ka vazhduar deri në bllokimin e llogarive bankare.
Kjo ndërmarrje ngre shqetësime edhe për mënyrën se si po zhvillohen paralelisht procedura përmbarimore dhe ajo gjyqësore.
Sipas NPB-së, revizioni ende nuk është dërguar nga Gjykata Komerciale në Gjykatën Supreme.
“Pse përmbarimi po ecën me një shpejtësi të jashtëzakonshme, ndërkohë që revizioni, përmes të cilit kërkohet kontrolli i ligjshmërisë së vetë vendimit, ende nuk është dërguar në instancën më të lartë gjyqësore?”, thuhet tutje në komunikatë.
aussi
L'amende de 32 millions infligée à la NPB entre en conflit avec les décisions de la PDK et de la VV.
Ndërmarrja paralajmëron se bllokimi i llogarive mund të ketë pasoja përtej aspektit financiar. Sipas saj, situata prek drejtpërdrejt më shumë se 300 punëtorë dhe familjet e tyre, ndërsa rrezikon edhe funksionimin e NPB-së si ndërmarrje publike, interesat e Komunës së Prishtinës si aksionare dhe vazhdimësinë e shërbimeve për qytetarët.
NPB-ja thotë se do të përdorë të gjitha mjetet juridike dhe institucionale në dispozicion dhe kërkon nga institucionet kompetente transparencë të plotë dhe trajtim urgjent të rastit.
-
Mise en examen de quatre fonctionnaires pour l'entretien d'un pont – un appel d'offres de 500 000 euros s'est soldé par un montant de 5.3 millions d'euros.
-
Rama : L'Ukraine se trompe au sujet du Kosovo, mais son droit à la liberté demeure indiscutable.
-
Invitation publique du PDK et de l'Alliance à Dehari : Demain, nous serons présents au Parlement à partir de 11h00.