Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Un mois de détention pour neuf personnes arrêtées pour crimes de guerre

crimes de guerre

Gjykata Themelore në Prishtinë i caktuar një muaj paraburgim nëntë të arrestuarve nën dyshimet për krime lufte.

D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D, V.L., R.R. dhe D.D. u arrestuan të dielën në Zubin-Potok në një aksion të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.

Në caktimin e masës së paraburgimit, Gjykata vlerësoi se në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, “të njëjtit mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmangen ndjekjes penale dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë”. 

Sipas Gjykatës, të arrestuarit kanë nënshtetësi dhe vendbanim në Serbi, si dhe posedojnë pasaporta serbe, andaj ekziston rreziku konkret që të pandehurit me qëllim të shmangies së ndjekjes penale, të largohen dhe t'i ikin drejtësisë.

Arrestimi i nëntë të dyshuarve lidhen me rastin e zhdukjes së “Grupit të Intelektualëve” të Mitrovicës. Gjatë bastisjeve në disa lokacione janë sekuestruar armë, municion, telefona, dokumente dhe rreth 23 mijë euro para të gatshme.

Mbetjet mortore të 23 personave, të cilat dyshohet se i përkasin “Grupit të Intelektualëve”, janë gjetur gjatë gërmimeve në fshatrat e Zubin-Potokut, Kalludër dhe Jabukë. Gërmimet janë kryer në periudhën 27 korrik - 21 gusht të këtij viti. Tre prej tyre tashmë janë identifikuar.