Disa deputetë të Vetëvendosjes kanë akuzuar gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike që dolën kundër Bekim Sejdiut për president, si deputetë që janë pro Partisë Demokratike.
Një ditë më parë, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Janina Ymeri, Armend Zemaj e Kujtim Shala dolën kundër marrëveshjes që kryetari i këtij subjekti e arriti me Vetëvendosjen për të propozuar Bekim Sejdiun për president. Madje marrëveshja u mbështet edhe nga Kryesia e partisë. Pa këto vota, votimi i Sejdiut duket i paarritshëm nëse nuk përfshihen parti të tjera shqiptare.
Nga Vetëvendosje e kanë interpretuar këtë qëndrim si pro-PDK.
Deputetja Arjeta Fejza ka kujtuar se disa prej këtyre deputetëve dikur kanë votuar për Hashim Thaçin e PDK-së.
“Deputetët sabotues të LDK-së kanë qëndruar për ta votuar një kandidat politik të PDK-së, siç ka qenë Hashim Thaçi. Të njëjtit sot po refuzojnë ta votojnë një kandidat apolitik, siç është Bekim Sejdiu. Kjo mund të quhet frymë Thaçiane ose PDK-iane, por assesi rugoviane!” ka shkruar ajo në Facebook.
Ndërsa deputetë të tjerë janë marrë edhe me përshëndetjen që ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ua bëri deputetëve kundërshtues.
“Grenelli i falënderon 6-shen “sabotuese” të PDK-së… ups, pardon -- të LDK-së, për argatin reciprok!” ka shkruar deputeti Vigan Qorrolli.
Ndërsa Arbëreshë Kryeziu ka thënë se “PDK e AAK i gëzohen vendimit të këtyre 6 deputetëve dhe që vendi po shkon në zgjedhje”.
“Kaq për 6 deputetët dhe frymën e tyre ‘rugoviane’!” ka shkruar ajo.
Ces députés de l'opposition ont déclaré qu'ils étaient opposés à la prolongation du mandat du Premier ministre sortant, Albin Kurti.
Një ditë më parë, tek njoftoi për këto qëndrime, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk e përjashtoi mundësinë e marrjes së masave ndëshkuese ndaj tyre.