---
description: Janë 11 festa zyrtare në Kosovë, 6 prej të cilave janë fetare. Në Maqedoninë fqinje festat fetare festohen vetëm nga grupi të cilit i përkasin dhe të tjerët vaz
title: Nga 11 festat zyrtare në Kosovë, gjashtë prej tyre fetare
image: https://resources.koha.net/images/2024/April/10/4440a7a5-45d4-46df-aeb5-ad5b1016f672.JPG?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Nga 11 festat zyrtare në Kosovë, gjashtë prej tyre fetare

- Nga: [Besiana Dauti](https://www.koha.net/autori/besiana-dauti/articles) [![Besiana Dauti](https://resources.koha.net/author/2021/June/10/612A83051623329824.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/besiana-dauti/articles)
- 10 prill 2024 12:58
- Shpërndaje në:

- Nga: [Besiana Dauti](https://www.koha.net/autori/besiana-dauti/articles) [![Besiana Dauti](https://resources.koha.net/author/2021/June/10/612A83051623329824.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/besiana-dauti/articles)
- 10 prill 2024 12:58
- Shpërndaje në:

Janë 11 festa zyrtare në Kosovë, 6 prej të cilave janë fetare. 

Në Maqedoninë fqinje festat fetare festohen vetëm nga grupi të cilit i përkasin dhe të tjerët vazhdojnë të punojnë. 

Në Kosovë është diskutuar që festat fetare duhen larguar nga lista e atyre shtetërore, por prijësit fetarë e mendojnë të kundërtën.

“E gjithë bota duhet të na marrë shembull”, kështu thotë kryetari i Bashkësisë Islame në Kaçanik, Fidaim Fazliu, për festat fetare, që sipas të cilit nuk janë të tepërta.

E sipas Don Agim Qerkini, famullitar i Prishtinës, nuk ka festë pa mysafirë, andaj edhe festat fetare në Kosovë janë unike për shkak të urimit dhe mirëpritjes së mysafirëve nga besimet e ndryshme.

Pushim vetëm për besimtarët e fesë së caktuar hoxha thotë se nuk mund të bëhet në Kosovë.

Për famullitarin 6 festa fetare brenda vitit nuk janë shumë, por për bartjen e tyre nga ditët e vikendit në ditë pune mund të bëhet ndryshim. Ai po ashtu shton se Kosovës i mungon edhe një festë e cila duhet t’i shtohet kalendarit të festave zyrtare, ajo e Ditës së Nënës Terezë, si ditë e bamirësisë.

[Edhe ![Myslimanët festojnë Kurban Bajramin](https://resources.koha.net/images/2025/June/06/32e9e775-b9ca-4e78-ae93-c2776713eb72.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 qer 2025 Myslimanët festojnë Kurban Bajramin](https://www.koha.net/arberi/myslimanet-festojne-kurban-bajramin-1)

E profesori universitar, Mazllum Baraliu, e quan “fontanë dëshirash” përmbledhjen e ligjit të festave zyrtare. Sipas tij, festa fetare është çështje personale dhe nuk është e nevojshme të përfshihet në festë shtetërore.

Kosova është vend laik ku 96% e popullsisë i takojnë fesë myslimane, 2.2% asaj katolike, e 1.5% ortodokse, por bashkëjetesa fetare gjithnjë ka qenë shembull i shqiptarëve i cili vazhdimisht i ka veçuar dhe bartur brez pas brezi.

Nga festat fetare që festohen nga të gjithë përfshihen Krishtlindjet e Pashkët krishtere dhe ortodokse si dhe Fitër e Kurban Bajrami.  
 

[#festat zyrtare](https://www.koha.net/tag/festat-zyrtare) [#bajrami](https://www.koha.net/tag/bajrami) [#Krishtlindjet](https://www.koha.net/tag/krishtlindjet)

Artikuj të ngjashëm

- [![Në kremten e Bajramit u bë thirrje për stabilitet politik](https://resources.koha.net/images/2026/May/27/20c4260b-cb14-420f-996c-3c5fa0a7f0b6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 27 maj 2026 Në kremten e Bajramit u bë thirrje për stabilitet politik](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/ne-kremten-e-bajramit-u-be-thirrje-per-stabilitet-politik)
- [![“Ne jemi njerëz të vdekur”: Festë e zymtë në Gaza](https://resources.koha.net/images/2026/May/27/dfc89837-b0b9-4a5f-a2d0-5c783fe6256e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 27 maj 2026 “Ne jemi njerëz të vdekur”: Festë e zymtë në Gaza](https://www.koha.net/bote/ne-jemi-njerez-te-vdekur-feste-e-zymte-ne-gaza)
- [![Besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare](https://resources.koha.net/images/2026/May/27/e8d732a4-c4c8-4945-8bb7-3dbc5197f558.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 27 maj 2026 Besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare](https://www.koha.net/arberi/besimtaret-bejne-thirrje-per-solidaritet-dhe-afersi-familjare)
- [![Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin](https://resources.koha.net/images/2026/May/26/ecb76e6a-179c-43c6-b397-bc194b92fcfc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 27 maj 2026 Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin](https://www.koha.net/arberi/besimtaret-myslimane-sot-festojne-kurban-bajramin-1)

[Futboll.]() [Frokaj shënon gol në fitoren ndaj Luganos](https://www.koha.net/futboll/frokaj-shenon-gol-ne-fitoren-ndaj-luganos)

[Botë.]() [Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën katër të vdekur](https://www.koha.net/bote/perplasen-dy-trena-ne-egjipt-te-pakten-kater-te-vdekur)

[Futboll.]() [Muriqi zëvendësues në fitoren e Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/muriqi-zevendesues-ne-fitoren-e-fenerbahces)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Nga 11 festat zyrtare në Kosovë, gjashtë prej tyre fetare","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/nga-11-festat-zyrtare-ne-kosove-gjashte-prej-tyre-fetare","datePublished":"2024-04-10T12:58:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:50:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":312,"author":[{"@type":"Person","name":"Besiana Dauti","url":"https://www.koha.net/autori/besiana-dauti/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Janë 11 festa zyrtare në Kosovë, 6 prej të cilave janë fetare. Në Maqedoninë fqinje festat fetare festohen vetëm nga grupi të cilit i përkasin dhe të tjerët vaz","url":"https://www.koha.net/arberi/nga-11-festat-zyrtare-ne-kosove-gjashte-prej-tyre-fetare","keywords":"festat zyrtare, bajrami, Krishtlindjet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/April/10/4440a7a5-45d4-46df-aeb5-ad5b1016f672.JPG?w=1200&r=fill&q=80"}
```
