Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Négociations difficiles concernant un nom

Albin Kurti

Photo de : Driton Pacharada

Ndryshe nga takimet e mëparshme, ai së mërkurës mbrëma mes LVV-së dhe LDK-së, ka shënuar hap para, meqë sipas liderëve të dy partive, Albin Kurti e Lumir Abdixhiku, në tavolinë janë diskutuar emra të përveçëm për president konsensual. Asnjëri nuk ka pranuar të flasë se kush janë kandidatët, meqë palët janë marrë vesh që të ruhet konfidencialiteti deri në arritjen e një marrëveshjeje. Pajtueshmëria për presidentin i hap rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re

Pa epilog ka përfunduar edhe përpjekja e pestë e drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të caktuar personin që do të propozohej për president të ri të Kosovës. Ndryshe nga takimet e mëparshme, ai i së mërkurës mbrëma ka shënuar një hap para, meqë sipas liderëve të dy partive, Albin Kurti e Lumir Abdixhiku, në tavolinë janë diskutuar emra të përveçëm. Për një dakordim final, palët pritet të takohen sërish.

“Diskutimi ishte i hapur, serioz, i sinqertë. Do të vazhdojmë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi biseduar me dhe për emra të përveçëm. Tash negocimi është shumë i vështirë sepse duhet të diskutohet hollësisht dhe gjerësisht, shumësia e emrave që trajtohen shtohet atëherë kur njërit prej bashkëbiseduesve në radhën kur ka fjalën sjell emër të ri dhe argumenton për filan personin e pastaj duhet të dëgjojë të tjerët çfarë mendojnë për atë person. Por lista zvogëlohet kur është e qartë se nuk mund të ketë dakordim për emër të përveçëm”, ka thënë Kurti, pas takimit. 

Lideri i LVV-së ka thënë se emrat që janë përmendur nuk janë pyetur paraprakisht se a do të pranonin apo dëshironin të jenë president apo presidente. 

“Paraprakisht duhet të dakordohemi ne andaj në këtë fazë nuk mund të flasim konkretisht për emra të përveçëm që sot për herë të parë jemi duke i trajtuar si emra për president të mundshëm”, ka thënë Kurti. 

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se emrat e prezantuar për president në takimin me kryetarin e Vetëvendosjes, janë në vijë me “parimet e dakorduara”. 

« Pour l’ensemble des noms présentés, je peux dire que tous, plus ou moins, sont conformes aux principes convenus jusqu’à présent et, à cet égard, disons que c’est un pas en avant », a-t-il souligné après la réunion.

Abdixhiku a ajouté que des réunions se poursuivront pour sélectionner le prochain président. 
"Nuk mund të diskutoj për emra konkretë në këtë fazë, por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe për të përzgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës".

Abdixhiku a déclaré que la LDK se trouve toujours dans une profonde incertitude constitutionnelle concernant la constitution de l'Assemblée et que la seule chose qu'elle puisse faire maintenant est d'aider à résoudre la question du président. 

"LDK-ja është garanci institucionale. LDK-ja as nuk e konstitucion Kuvendin vetvetiu, as nuk e thërret seancën e Kuvendit, për LDK-në jemi në paqartësi të thella kushtetuese, gjënë e vetme që mund ta bëjë është që të jetë e arsyeshme për zgjedhjen e presidentit. Por nëse dikush ende beson se LDK-ja është vagon i ndonjë partie tjetër, kohët kanë ndryshuar shumë".

E për të njëjtën çështje, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vlerësuar se nuk është shkelur Kushtetuta me moskonstituimin e Kuvendit, 30 ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve e as me mosthirrjen për vazhdimin e seancës konstituive. 

“Kushdo që konsideron se ka pasur shkelje kushtetuese, mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Deputetët e kanë dhënë betimin, ata janë deputetë të Republikës së Kosovës ndonëse s’ka Kuvend të konstituuar... Neve na duhet marrëveshja politike, nuk besoj se po e shkelim Kushtetutën”, tha Kurti. 

Il a indiqué que l'an dernier, la constitution de l'Assemblée avait eu lieu six mois après les élections. 

“Prej 9 shkurt deri më 26 gusht janë më shumë se 6 muaj. Tash janë më pak se tre muaj prej zgjedhjeve”, ka deklaruar Kurti. 

As Kurti e as Abdixhiku nuk kanë treguar se cilët emra janë kandidatë të mundshëm për president apo presidente. Para takimit, Kurti ka theksuar se palët do të jenë të hapura për procesin, por ka kërkuar që bisedimet të mbeten konfidenciale deri në arritjen e një marrëveshjeje.

Për t’i dhënë zgjidhje krijimit të institucioneve të reja, përshirë zgjedhjen e presidentit, LVV dhe LDK kanë dhënë shenja mirëkuptimi që pas përfundimit të zgjedhjeve. Por, ndryshe nga to, në këtë proces kanë refuzuar të përfshihen dy partitë tjera parlamentare, PDK dhe Aleanca. Ato edhe të mërkurën kanë thënë se qëndrimi i tyre për çështjen e presidentit nuk ka ndryshuar. Të dyja insistojnë vetëm në konstiumin e Kuvendit, e që sipas LVV-së mund të prodhojë situatën e njëjtë si ajo e pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025, kur u bë Kuvendi e Qeveria, por nuk pati marrëveshje për presidentin. 

“Qëndrimi ynë që me qenë parti opozitare nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë, sepse nuk është qëndrim që mbahet një ditë dhe ndryshohet”, ka thënë Gruda. 

Ndërsa, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka theksuar se për zgjedhje të presidentit duhet marrëveshje politike.  

LV-ja i ka fituar 53 mandate në zgjedhjet e fundit dhe së bashku me partitë e komuniteteve joshumicë, i ka numrat për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar Qeverinë e re.

Por për zgjedhjen e presidentit duhet prani e 80 deputetëve në Kuvend. LDK-ja ka fituar 18 mandate dhe me marrëveshje eventuale mund të sigurohej minimumi i deputetëve që do të bëheshin pjesë e votimit për president.