Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Demain, dans les écoles de Pristina, la première heure sera consacrée à l'AJL (Association chrétienne du peuple).

École

Photo de : Driton Pacharada

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka kërkuar nga mësimdhënësit që ora e parë e mësimit të mërkurën, 16 shtator, t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), historisë së luftës për çlirimin e Kosovës dhe kontributit të çlirimtarëve në shtetndërtim, në ditën kur do të jepet verdikti i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. 

Në një shkresë drejtuar mësimdhënësve, Drejtoria e Arsimit ka kërkuar që gjatë kësaj ore, me nxënësit të trajtohet, në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre, rëndësia e luftës së UÇK-së dhe sakrifica e qytetarëve për lirinë e Kosovës.

Po ashtu, në shkresë përmenden edhe proceset gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë vendimin që pritet të merret.

“Me anë të kësaj kërkese shpresojmë në vendim të drejtë që liron heronjtë tanë”, thuhet në shkresë.

Sipas Drejtorisë së Arsimit, qëllimi i kësaj ore është që nxënësit të njihen me historinë e afërt të vendit dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike.