Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Nagavci : Votons sur le président et la loi spéciale mardi.

Nagavci

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë thirrje që të martën të zgjedhjet si presidenti i ri i Kosovës e po ashtu edhe të votohet në lexim të dytë ndryshimi i Ligjit për Specialen. 

“Jemi të gatshëm sonte, nesër, të mbledhim nënshkrime brenda orës dhe ta votojmë edhe presidentin e edhe në lexim të dytë projektligjin për Specialen. Të njëjtën ditë, të njëjtën orë. Mund ta bëjmë, jemi të gatshëm të votojmë me dy seanca”, ka thënë Nagavci në “Interaktiv” të KTV-së. 

Ajo ka thënë se synohet që të shmanget shkuarja në zgjedhje të reja. Ajo ka thënë se kjo u është bërë qartë edhe PDK-së në takim të shefave të grupeve parlamentare. 

Nagavci ka thënë se ka pasur nxitje të protestuesve nga ana e eksponentëve të PDK-së. 
Ka thënë se kur kishte dal vet në oborr ishte gjuajtur me gur dhe mjete të forta. 

Nagavci po ashtu ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, nëse nesër nuk arrihet të zgjidhet presidenti. 

Më 6 tetor është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. 
 

Lire les autres mises à jour
Protest

Gaz lotsjellës, top uji e të paktën 17 të lënduar – bilanci i protestës së përshkallëzuar