Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Mustafa accuse le gouvernement de vendre des biens de l'État à 4 euros le mètre carré.

Besian Mustafa

Photo de : Driton Pacharada

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa duke u bazuar në raportimet e mediave ka akuzuar partinë në pushtet për dallavere me pronat shtetërore.

Mustafa në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje që erdhi në pushtet me aludime se për 20 vjet në Kosovë vetëm është vjedhur, tani përmes Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e shiti një pronë shtetërore për 4 euro metrin katrorë.

“Në Agjencinë e Pavarur të Privatizimit që e shndërruan në shtetërore për ta kontrolluar, tani në vitin 2025 kemi parë raportimet në media që kanë shitur pronë shtetërore me nga 4 euro metrin katrorë. Pra ju kujtohet që kjo parti erdhi në pushtet duke aluduar që për 20 vjet ky vend është vjedhur e rrjepur. Kjo parti kryesisht fokusoheshin të proceset e privatizimit, e përderisa sot në Prishtinë një banesë e thjeshtë 70 metra katrorë kushton 100 mijë euro, kjo Agjenci ka falur pronë të shtetit 1 mijë metra katrorë për 4 mijë euro. Kam një lutje edhe për neve si deputetë, kolegë ju lutem përfshirë dhe juve të pushtetit që jeni pjesë e komisioneve të jeni pak më vigjilentë në mbikëqyrjen e punës së ministrave”, ka thënë Mustafa.

Deputeti i LDK-së ka folur edhe për çmimet e produkteve ushqimore për të cilat tha se vazhdimisht rriten e asnjëherë nuk zbresin më.

Sipas Mustafës, këtë brengë nuk e kanë familjet e partisë në pushtet.

“Sa herë që një familje del në treg për të blerë ushqim e sheh që çmimet vazhdimisht rriten dhe nuk zbresin më. Sa herë që një familje del për të blerë veshëmbathje e sheh që çmimet vazhdimisht rriten dhe asnjëherë nuk zbresin. Njëjtë është edhe me derivatet, çmimet vazhdimisht rriten e rrallëherë ato zbresin në Kosovë. Të njëjtën brengë në atë 1% që e lashë pa e përmendur, nuk e ndajnë dhe kryesisht disa familje në të cilat bëjnë pjesë dhe pushtetarët të cilët nuk e ndjejnë këtë brengë financiare që ka 97% e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.

Lire les autres mises à jour
Dix lois en une seule session

L'Assemblée tient aujourd'hui une session plénière

Aujourd'hui, les députés de l'Assemblée du Kosovo se réunissent en session parlementaire ordinaire,...