---
description: Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës është ndalur në Pejë. Procesi i numërimit të votave në këtë komun
title: Mungesa e ngrohjes e ndal numërimin e votave në Pejë
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/14/e18c99bc-dffa-44d9-bb0c-465398066a37.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Mungesa e ngrohjes e ndal numërimin e votave në Pejë

![Numerimi i votave](https://resources.koha.net/images/2025/February/14/e18c99bc-dffa-44d9-bb0c-465398066a37.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

- Merr njoftime për përditësimet
- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 18 shkurt 2025 10:12
- Shpërndaje në:

Përditësimet Rinis puna në Qendrën e Numërimit të Votave në Pejë, pas kthimit të furnizimit me ngrohje

×

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 18 shkurt 2025 10:12
- Shpërndaje në:

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës është ndalur në Pejë. 

Procesi i numërimit të votave në këtë komunë nuk po vazhdon për shkak të mungesës së ngrohjes në sallë, ka njoftuar për KOHËN, Avdush Haxhisefa nga KKZ-ja. 

Ai ka thënë se po tentojnë ta evitojnë problemin në mënyrë që procesi të fillojë gjatë pasdites. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri tash ka shkuar në 73 për qind.

Sipas KQZ-së, janë numëruar 1.855 vendvotime nga 2,533 vendvotime.

Numërimi i votave për kandidatët ka përfunduar tërësisht në 19 nga 38 komuna.

## Rinis puna në Qendrën e Numërimit të Votave në Pejë, pas kthimit të furnizimit me ngrohje

1 v. më parë / 18 shk 2025 19:20 Nga: Donisa Fazliu

![Qendra Komunale e Numerimit ne Peje- palestra Karagaçi](https://resources.koha.net/images/2025/February/18/12bb6603-9e7d-40de-b5b1-a1528e93f321.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Pushimin e Ditës së Pavarësisë e kanë vazhduar edhe për një ditë tjetër komisionarët dhe vëzhguesit e ndërrimit të paradites në Qendrën Komunale të Numërimit në Pejë. 

Në mungesë të ngrohjes, komisionarët dhe vëzhguesit të martën nuk janë paraqitur në këtë qendër për të vazhduar procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Nga 14 shkurti, kur ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatë për deputetë, vetëm 37 prej 95 kutive të numërimit janë përfunduar në qendrën e numërimit në palestrën sportive “Karagaq” në Pejë.

Një pllakë e vogël është bërë shkak për mosfurnizimin me ngrohje, që nga dita e diel. E problemi është evituar dhe ndërrimi i pasdites e ka nisur punën të martën.

“Stafi teknik është zotuar se pjesën do ta gjejë deri në orën 16:00, në mënyrë që të vazhdojë numërimin”, ka thënë Faik Zekaj, zëdhënës në Komunën e Pejës.

E menaxheri i Qendrës Komunale të Numërimit në Pejë, Egzon Gjuka, ka thënë se ngrohja është ndërprerë, shkaku i sistemit të vjetër.

“Nxemja është e vjetër kur është ndërtuar palestra në vitet e 60-ta dhe që nuk është ndërruar që atëherë. E jona është që t’ua mundësojmë kushtet atyre që t’i kenë kushtet adekuate që t’i numërojnë votat”, ka thënë ai.

Për probleme me ngrohje në këtë qendër, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë fajësuar autoritetet komunale.

“Më shumë duhet të shqetësohet Komuna e Pejës sepse e ka në menaxhim palestrën e sporteve, sepse 13 vjet me qenë në pushtet dhe mos me arrit një ngrohje stabile është mëkat i madh”, ka theksuar Berat Ganiqi, shef i asamblistëve të LVV-së në Pejë.

Salla e sporteve “Karagaqi” në Pejë, e cila është shndërruar në Qendër Komunale të Numërimit të votave, ka pasur telashe me ngrohje edhe javën e kaluar.

Në komunën e Pejës të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kanë pasur rreth 115 mijë qytetarë.

[#Numerimi i votave](https://www.koha.net/tag/numerimi-i-votave) [#peje](https://www.koha.net/tag/peje) [#Zgjedhjet 2025](https://www.koha.net/tag/zgjedhjet-2025) [#kqz](https://www.koha.net/tag/kqz) [#kkz](https://www.koha.net/tag/kkz) [#ngrohje](https://www.koha.net/tag/ngrohje)

[Botë.]() [Hegseth e nderon me medalje ushtarin që e qortoi pasi qeshi te monumenti i Varrit të Ushtarit të Panjohur](https://www.koha.net/bote/hegseth-e-nderon-me-medalje-ushtarin-qe-e-qortoi-pasi-qeshi-te-monumenti-i-varrit-te-ushtarit-te-panjohur)

[Futboll.]() [Italia fiton bindshëm ndaj Francës](https://www.koha.net/futboll/italia-fiton-bindshem-ndaj-frances)

[Botë.]() [Anija luftarake ruse goditet nga droni ukrainas në Gjirin e Finlandës](https://www.koha.net/bote/anija-luftarake-ruse-goditet-nga-droni-ukrainas-ne-gjirin-e-finlandes)

[Lifestyle.]() [Si ta gatuani brokolin pa humbur vlerat ushqyese?](https://www.koha.net/lifestyle/si-ta-gatuani-brokolin-pa-humbur-vlerat-ushqyese)

[Futboll.]() [Zyrtare, Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën](https://www.koha.net/futboll/zyrtare-lutfi-dalipi-zgjedh-kosoven)

[Kulturë.]() [Poezia si zë për lirinë dhe dinjitetin e vajzave dhe të grave](https://www.koha.net/kulture/poezia-si-ze-per-lirine-dhe-dinjitetin-e-vajzave-dhe-te-grave)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"LiveBlogPosting","headline":"Mungesa e ngrohjes e ndal numërimin e votave në Pejë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/mungesa-e-ngrohjes-e-ndal-numerimin-e-votave-ne-peje","datePublished":"2025-02-18T10:12:23+01:00","dateModified":"2026-07-11T07:00:08+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":136,"author":[{"@type":"Person","name":"Donisa Fazliu","url":"https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës është ndalur në Pejë. Procesi i numërimit të votave në këtë komun","url":"https://www.koha.net/arberi/mungesa-e-ngrohjes-e-ndal-numerimin-e-votave-ne-peje","keywords":"Numerimi i votave, peje, Zgjedhjet 2025, kqz, kkz, ngrohje","inLanguage":"sq-AL","coverageEndTime":"2025-02-18T19:20:25+01:00","coverageStartTime":"2025-02-18T10:12:23+01:00","liveBlogUpdate":[{"@type":"BlogPosting","headline":"Rinis puna në Qendrën e Numërimit të Votave në Pejë, pas kthimit të furnizimit me ngrohje","datePublished":"2025-02-18T19:20:25+01:00","dateModified":"2026-07-10T16:00:05+02:00","url":"https://www.koha.net/arberi/mungesa-e-ngrohjes-e-ndal-numerimin-e-votave-ne-peje#article-446714","articleBody":"Pushimin e Ditës së Pavarësisë e kanë vazhduar edhe për një ditë tjetër komisionarët dhe vëzhguesit e ndërrimit të paradites në Qendrën Komunale të Numërimit në Pejë. Në mungesë të ngrohjes, komisionarët dhe vëzhguesit të martën nuk janë paraqitur në këtë qendër për të vazhduar procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Nga 14 shkurti, kur ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatë për deputetë, vetëm 37 prej 95 kutive të numërimit janë përfunduar në qendrën e numërimit në palestrën sportive “Karagaq” në Pejë.Një pllakë e vogël është bërë shkak për mosfurnizimin me ngrohje, që nga dita e diel. E problemi është evituar dhe ndërrimi i pasdites e ka nisur punën të martën.“Stafi teknik është zotuar se pjesën do ta gjejë deri në orën 16:00, në mënyrë që të vazhdojë numërimin”, ka thënë Faik Zekaj, zëdhënës në Komunën e Pejës.E menaxheri i Qendrës Komunale të Numërimit në Pejë, Egzon Gjuka, ka thënë se ngrohja është ndërprerë, shkaku i sistemit të vjetër.“Nxemja është e vjetër kur është ndërtuar palestra në vitet e 60-ta dhe që nuk është ndërruar që atëherë. E jona është që t’ua mundësojmë kushtet atyre që t’i kenë kushtet adekuate që t’i numërojnë votat”, ka thënë ai.Për probleme me ngrohje në këtë qendër, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë fajësuar autoritetet komunale.“Më shumë duhet të shqetësohet Komuna e Pejës sepse e ka në menaxhim palestrën e sporteve, sepse 13 vjet me qenë në pushtet dhe mos me arrit një ngrohje stabile është mëkat i madh”, ka theksuar Berat Ganiqi, shef i asamblistëve të LVV-së në Pejë.Salla e sporteve “Karagaqi” në Pejë, e cila është shndërruar në Qendër Komunale të Numërimit të votave, ka pasur telashe me ngrohje edhe javën e kaluar.Në komunën e Pejës të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kanë pasur rreth 115 mijë qytetarë.","author":[{"@type":"Person","name":"Donisa Fazliu"}]}],"image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/14/e18c99bc-dffa-44d9-bb0c-465398066a37.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
