Përplasjet mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive të mërkurën i ka quajtur “teatër” analisti Basri Muja, i cili i ka parë këto zhvillime si prelud për fushatë parazgjedhore.
Muja ka thënë se me zgjatjen e konstituimit të Kuvendit duket se zgjedhjet e reja mund të zhvillohen shumë shpejt. Megjithatë, ai ka shtuar se në një pikë të gjitha partitë do të ulen në tavolinë për të tentuar edhe një herë arritjen e një marrëveshjeje.
“Krejt ky teatër sot është një prelud në një fushatë parazgjedhore që duket se do të ndodhë shpejt. LVV duket se e ka interesin ta shtyjë kah dimri, kurse partitë opozitare janë të interesuara për tetor-nëntor. LDK-ja është më së paku e gatshme për zgjedhje për shkak të problemeve brenda”, ka thënë ai në “60 Minuta”.
Muja ka theksuar se situata politike aktuale nuk ka të bëjë me problem juridik, por se krejt çështja mbetet te vullneti politik.
“Është e qartë që mungon vullneti politik, nuk është problem juridik, problemi është te kultura jonë politike që duket se gatishmëria për kompromis nuk është ana më e fortë e saj. Nuk janë të gatshëm që për interesa më të larta t’i ‘sakrifikojnë’ interesat e ngushta partiake”.
Të mërkurën, përplasjet mes deputetëve përshkallëzuan edhe në shtyrje fizike. Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kërkuan që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ta thërrasë vazhdimin e saj, pavarësisht se ka kaluar afati kushtetues prej 30 ditës për konstituim. LVV-ja nga ana tjetër insiston se para vazhdimit të seancës duhet të arrihet një marrëveshje politike.
aussi
Muja : Le soutien de VV à Osmani est essentiel, mais le parti a la possibilité de proposer quelqu'un d'autre.
Gjatë përplasjeve në Kuvend më 12 gusht, deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku e shtyu me duar deputetin e LVV-së Adnan Rrustemin. Në një rast tjetër, deputetja e Aleancës Albana Bytyqi e shtyu atë të LVV-së Arbërie Nagavcin. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u pa duke hedhur letra dhe ujë.
Në debate u përfshinë edhe të tjerë, si ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Donika Gërvalla, Eman Rrahmani e Blerta Deliu.
-
Muja : Nous attendons un rapport sur les dégâts causés par la grêle à Istog dans les 72 heures.
-
Muja : Il semble difficile de parvenir à un accord sur un président
-
Muja : Le retour d'Osman ne changera rien à la LDK, ses chances d'accéder à la présidence sont minimes.
-
Muja : Pressions extérieures dans le secteur laitier, suspicion de remplacement des graisses animales par des graisses végétales