Analisti politik Artan Muhaxhiri ka vlerësuar se opozita ka bërë “akt shumë të mirë” duke e lëshuar sallën e Kuvendit gjatë vazhdimit të seancës konstituive sot, pasi sipas tij, VV-ja nuk po tregon vullnet për të tejkaluar ngërçin politik.
Muhaxhiri ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po tenton mungesën e kapacitetit për të krijuar marrëveshje politike ta zëvendësojë me, siç e ka quajtur ai, “shantazh dhe bullizim”.
“Është akt shumë i mirë i opozitës që e lëshuan sallën, meqë u konfirmua se VV-ja nuk e ka as vullnetin më të vogël që të sillet në mënyrë normale politike dhe ta tejkalojë këtë sfidë krejtësisht të pakuptueshme për nënkryetarët e Kuvendit, që s’ka ndodhur asnjëherë”, ka thënë Muhaxhiri në “60 Minuta” të KTV-së.
Sipas tij, kushtëzimi i votave për nënkryetarët e Kuvendit me votën për presidentin është “krejtësisht ofendues dhe absurd”.
“Ky është një tentim që mungesa e kapacitetit, dijes së Kurtit për të krijuar marrëveshje politike normale të zëvendësohet me një shantazh, bullizim: nëse ju nuk na votoni presidentin, ne nuk ua votojmë nënkryetarët. Është krejtësisht ofenduese, absurde, sepse Kurti po thotë që vota ime për nënkryetar është e barabartë me votën tuaj për president. Ku ka logjikë kjo, ku ka normalitet?”, është shprehur ai.
Muhaxhiri ka kritikuar ashpër klasën politike për zgjatjen e krizës institucionale, duke thënë se vendi përballet me probleme të shumta, ndërsa partitë politike, sipas tij, kanë humbur “sensin e respektit dhe normalitetit”.
aussi
Des différends concernant la vice-présidence interrompent à nouveau la session constitutive.
“Një vend që ka një milion probleme, ka krizë të madhe ekonomike, ka tema të papërmbyllura, përfshirë edhe shtetësinë e plotë, kemi shumë probleme, por këtyre njerëzve, për fat të keq, u ka humbur sensi i respektit dhe normalitetit”, ka deklaruar Muhaxhiri.
Seanca konstituive edhe sot u ndërpre dhe u shty për të dielën. Ngërçi vazhdon të mbetet te nënkryetarët.