Moti gjatë javës së ardhshme pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira dhe me temperaturë maksimale deri në 34 gradë Celsius. Minimalja në javën që po hyjmë, pritet të zbresë deri në 10 gradë Celsius.
Të hënën sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pritet të jetë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Minimalja do të sillet nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalja deri në 34 gradë Celsius.
Ndërkohë të martën, pritet që në vende të caktuara vranësirat të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Gjithashtu edhe shpejtësi më të madhe të erës. Temperatura maksimale pritet të zbresë në 28 gradë Celsius, ndërsa minimalja parashihet të sillet nga 11 deri në 15 gradë Celsius.
Të mërkurën pastaj pritet të jetë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 30 gradë Celsius, ndërsa minimalja të zbresë deri në 10 gradë Celsius.
Edhe të enjten pritet të jetë mot kryesisht me diell ndërsa vranësira të pakta priten kryesisht rreth zonave malore. Minimalja e ditës parashihet të zbresë deri në 9 gradë, derisa maksimalja do të sillet nga 27 deri në 33 gradë Celsius.
Të premten kthehen sërish temperaturat e larta. Moti me diell do të shoqërohet me maksimalen nga 29 deri në 34 gradë Celsius. Minimalja parashihet të sillet nga 11 deri në 15 gradë Celsius.
aussi
La semaine commence avec de la pluie et de la grêle, les températures remontant à partir de mercredi.
Duke u bazuar në këto temperatura, IHMK-ja ka rekomanduar sërish që gjatë intervalit kohor 10:00-16:00, të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejt dhe i zgjatur në diell.
“Përdorni kapele, syze dielli dhe krem mbrojtës me faktor të përshtatshëm ndaj rrezatimit UV; Konsumoni mjaftueshëm lëngje, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta; Gjatë mundësisë për stuhi të martën, fermerët këshillohen të jenë të kujdesshëm ndaj rrufeve, erërave të forta dhe breshrit; Për kulturat bujqësore, rekomandohet monitorimi i lagështisë së tokës dhe ujitja sipas nevojës, veçanërisht në zonat ku nuk priten reshje”, thuhet në rekomandimet për qytetarët.
Ndërkohë, sa i përket kushteve për kulturat bujqësore, vlerësohet se temperaturat e larta do të favorizojnë proceset e pjekjes, ndërsa reshjet lokale të mundshme të martën mund të jenë të dobishme për lagështinë e tokës. Në zonat ku paraqiten reshje të shoqëruara me stuhi, erëra dhe breshër, mund të ketë dëmtime lokale të kulturave.
-
Un député ukrainien s'oppose à la position de Zelensky : l'Ukraine devrait reconnaître le Kosovo
-
Parlement : Nous n'avons reçu aucune notification concernant la tenue d'une session aujourd'hui.
-
Le PDK et l'AAK appellent Dehari à convoquer une session, affirmant que « l'ordre démocratique a été violé ».
-
Haxhiu regrette que le PDK et l'AAK aient refusé les invitations à se rencontrer : une décision erronée et irréfléchie