Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka reaguar lidhur me uljen e numrit të përfituesve të shtesave për fëmijë.
Në një komunikatë për media thuhet se numri i përfituesve në kuadër të Programit të Shtesave për Fëmijë është dinamik dhe ndryshon në vazhdimësi, si rezultat i zbatimit të kritereve të përcaktuara për këtë program dhe përditësimit të të dhënave të përfituesve.
Sipas komunikatës, në këto ndryshime ndikojnë një sërë faktorësh, përfshirë përfshirjen e fëmijëve të rinj në program, arritjen e moshës 16-vjeçare, ndryshimin e rrethanave të përfituesve, përditësimin dhe harmonizimin e të dhënave me regjistrat institucionalë, si dhe proceset e rregullta të verifikimit të përmbushjes së kritereve.
Tutje theksohet se në rastet kur gjatë administrimit të programit nevojiten verifikime shtesë, pagesa mund të suspendohet deri në përfundimin e procedurave përkatëse.
“Suspendimi gjatë procesit të verifikimit nuk nënkupton automatikisht largim përfundimtar nga programi apo konstatim të keqpërdorimit. Të gjitha vendimet lidhur me vazhdimin apo ndërprerjen e përfitimit merren në bazë të kritereve dhe procedurave të përcaktuara me aktet në fuqi, duke respektuar edhe të drejtat procedurale të palëve”, thuhet në njoftim.
Sipas Ministrisë, diferenca ndërmjet numrit të përfituesve në muaj të ndryshëm nuk mund të konsiderohet në tërësi si numër i personave që kanë keqpërdorur programin dhe as të përkthehet automatikisht në dëm financiar.
“Çdo rast trajtohet dhe verifikohet individualisht, ndërsa aty ku eventualisht konstatohet përfitim i pabazuar, veprohet në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet tutje në njoftim.
Le nombre d'enfants bénéficiant de prestations sociales mensuelles a diminué de 31 553 exactement entre avril et août de cette année.
D'après les données de l'Agence des statistiques du Kosovo, 374 382 enfants âgés de 0 à 16 ans ont perçu des allocations familiales en août, contre 405 935 en avril.