Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Le ministère met en garde contre le rétablissement du plafond des prix du pétrole en cas d'abus.

essence diesel

Photo de : Driton Pacharada

Ministria do të marrë vendim të ri për çmimet tavan për derivatet, po që se vërehen abuzime apo tendencë për abuzime nga tregtarët, ka paralajmëruar këshilltari në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ali Tafarshiku.

Në emisionin “tre8tre” në KTV, Tafarshiku të enjten ka thënë se që nga përfundimi i masës së kaluar ditë më parë, nuk janë detektuar abuzime me çmime.

“Gjithsesi”, ka thënë ai kur është pyetur nëse mund të merret vendim i ri për marzhën e fitimit për naftëtarët.

“Inspektorati kryen inspektime ditore. Monitoron çmimet. Kur shihet abuzim apo tendencë për abuzim në krahasim me çmimin që deklarohet në doganë dhe çmimin që plasohet në treg, ministrja do të jetë e detyruar që të rimarrë edhe njëherë vendim për përcaktim të marzhës së çmimeve maksimale. Deri tash nuk kemi ndonjë abuzim të theksuar apo tendencë të raportuar për abuzime me çmime të derivateve”, ka thënë tutje ai.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Mimoza Kusari, tek njoftoi për fundin e vendimit më 4 shtator, bëri të ditur se baza ligjore përcakton që Ministria mund të vendosë çmim maksimal për naftën dhe derivatet për 90 ditë.

Me përfundimin e kësaj mase, çmimi i derivateve përcaktohet nga tregu i lirë.

Début mars, le MINTI a fixé des prix plafonds suite aux hausses de prix dues à la guerre au Moyen-Orient. La marge commerciale maximale autorisée en gros était de 2 centimes par litre, et de 12 centimes par litre au détail.