Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Défense de Smakaj : Les propos tenus lors de la visite à Thaçi ne constituent pas une violation du droit des témoins ou de la justice.

Union Smakaj

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dhënia e fjalës përfundimtare nga ana e mbrojtjes në rastin në të cilin Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuëi po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Mbrojtja e Bashkim Smakajt e përfaqësuar nga avokati Jonathan Elystan Rees filloi fjalën e tij duke kunderargumentuar pretendimet e Prokurorisë lidhur me atë shprehjet e Smakajt dhe Thaçit që janë përdorur gjatë vizitave.

Ai tha se fjalët që janë përdorur gjatë kësaj vizite si “tregoi atij, thuaj atij, thjeshtësoja që të mos i përziej gjërat”, nuk përbëjnë element të veprës penale ashtu siç pretendon Prokuroria.

“Nuk ka lidhje fare ndërmjet këtyre fjalëve dhe komprometimit dhe hetimit efektiv të Prokurorisë apo sigurisë së dëshmitarëve. Pra janë jokonsitstente se udhëzimet e tilla që përgjigjet e tilla të jenë të shkurtra, të shprehen qartë janë udhëzimet të cilat jepen në mënyrë të përgjithshme dhe të zakonshme në të gjithë botën, në të gjitha ambientet e ngjashme… janë udhëzime që përdorën në mënyrë të zakonshme dhe janë fjalë të cilat nuk kanë lidhje me pretendimin e Prokurorisë së këto fjale përbejnë cenim të dëshmitarëve ose administrimin e drejtësisë”, tha ai.

Rees tha se edhe Bislim Zyrapi ndaj të cilin pretendohet se është ushtruar ndikim, i ka thënë Prokurorisë që nuk e kanë diskutuar dëshminë e tij me Smakajn.

Sipas Rees nuk ka asgjë që e ndalon me ligj takimet e tyre pasi Zyrapi dhe Smakaj janë shokë të vjetër.

Ndryshe, të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjyqit përmes vdieolidhjes. Thaçi nga Haga dhe të tjerët nga Kosova.

Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria ka përfunduar me deklaratën përfundimtare e cila kërkoi burgimin e të akuzuarve ndërsa mbrojtja e Thaçit kërkoi lirim.

Lire les autres mises à jour
Hashim Thaci spécial

Aujourd'hui, la défense poursuit ses plaidoiries finales concernant les accusations d'atteinte à l'administration de la justice.

Sot në Gjykatën Speciale nga ora 9:30 mbrojtja e të akuzuarve Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni...