Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Le surpoids et les problèmes de dos sont les principaux problèmes des élèves.

étudiants

Photo de : Driton Pacharada

Nga 5 tetori, në shkollat e Prishtinës do të nisë kontrolli sistematik i nxënësve. Në Drejtorinë e Shëndetësisë thonë se problemet më të mëdha të evidentuara gjatë kontrolleve të mëhershme lidhen me mbipeshën dhe deformimin e shtyllës kurrizore. E në shkolla theksojnë se inkurajohen nxënësit të bëjnë aktivitete fizike.

Kontrollet mjekësore në shkollat e kryeqytetit ndër vite kanë nxjerrë në pah probleme të ndryshme shëndetësore te nxënësit. Më të shpeshtat kanë qenë mbipesha e deformime të boshtit kurrizor.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, thotë se në vizitat sistematike pjesë e programit janë klasat e para, të pesta dhe të nënta, që përfshijnë rreth 9 mijë nxënës.

“Problemi aktual që ka qenë është me mbipeshën apo obezitetin, i cili ka qenë dominant në vizitat e para dy viteve. Problemet me shtyllën kurrizore, fëmijë të cilët kanë probleme në lordozën normale të shtyllës kurrizore, probleme me të parët dhe problemet me dhëmb apo higjiena orale”, ka deklaruar Gashi.

Për kontrollet e këtij viti, Gashi thotë se ekipet mjekësore janë përgatitur dhe do të nisin punën më 5 tetor.

Kontrollet fillojnë nga matja e peshës.

“Vizita do të bëhet prej fillimit të matjet të peshës, shikimit të konturës trupore, ekzaminimit të shëndetit oral. Domethënë, është edhe stomatologu me ekipin e tij prezent, gjendja shëndetësore, problemet me lordozën ose problemet me shtyllën kurrizore dhe probleme tjera, mbipesha, problemet me higjienën e flokëve dhe çdo problem tjetër që është të fëmijët”, ka bërë të ditur ai.

Por, në shkollën fillore “Emin Duraku”, drejtori Visar Osmani thotë se nuk ka shumë nxënës me mbipeshë. Ai thekson se edhe stafi arsimor inkurajon nxënësit për aktivitete fizike.  

“Ka aktivitete shumë. Përveç që janë orët e rregullta të edukatës fizike ne ju kemi rekomandu fëmijëve që të zgjedhin edhe mësim zgjedhor pikërisht lëndën e edukatës fizike që të jenë aktiv në kuptimin fizik”, ka thënë Osmani.

Drejtori Osmani thotë se nxënësit më së shpeshti rekomandohen për kontroll te mjeku i syve.

“Kuptohet, kohëve të fundit gripi sezonal është ai që po i atakon fëmijët, kemi raste që rekomandohem edhe për kontrolle te mjeku i syve ku fëmijët zakonisht aty po kanë më së shumti vështirësi… “.  

Shëndeti dhe siguria janë përmendur disa herë si probleme që kërkojnë ndërhyrje e zgjidhje në shkollat e Kosovës. Nga ekspertët është thënë se përveç mungesës së edukimit shëndetësor ka edhe mungesë të mbështetjes psikologjike, sidomos për shkak të pranisë së dukurisë së bullizmit brenda shkollave, por edhe në rrjetet sociale.