---
description: Ish-të burgosur, familjarë, të mbijetuar të masakrës së Dubravës e zyrtarë shtetërorë kanë marrë pjesë në takimin përkujtimor të masakrës, të enjten.Më 19 maj s
title: Mbahet tubimi përkujtimor për masakrën e Dubravës
image: https://resources.koha.net/images/2025/May/22/4ac2a1d5-0a1a-494a-8502-b62c9aa69d22.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Mbahet tubimi përkujtimor për masakrën e Dubravës

![tubimi per masakren e Dubraves](https://resources.koha.net/images/2025/May/22/4ac2a1d5-0a1a-494a-8502-b62c9aa69d22.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 22 maj 2025 12:06
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 22 maj 2025 12:06
- Shpërndaje në:

Ish-të burgosur, familjarë, të mbijetuar të masakrës së Dubravës e zyrtarë shtetërorë kanë marrë pjesë në takimin përkujtimor të masakrës, të enjten.

Më 19 maj shënohet përvjetori i Masakrës së Dubravës. Në këtë datë të 1999-s është kryer një prej masakrave më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi serb, ku brenda burgut ishin vrarë 160 shqiptarë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë.

Kjo masakër është kryer brenda pesë ditëve, nga 19 deri më 24 maj.

Nga aty kanë dalë edhe dëshmitarë që i kanë mbijetuar masakrës, e që pastaj kanë rrëfyer për tmerrin e përjetuar. Për këtë masakër s’është dënuar ende askush, por po zhvillohet proces gjyqësor ndaj Gavrilo Milosavleviq, gardian në atë kohë, që dyshohet për vrasje masive. Ai është i vetmi i akuzuar për këtë masakër.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Dubrava mbetet plagë e hapur në kujtesën kolektive, por edhe dëshmi e pashlyeshme e brutalitetit të shtetit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

"Ata u vranë vetëm pse u angazhuan për të drejtën për të jetuar të lirë në tokën e tyre. Në vend që të mbroheshin, u bënë cak i një krimi sistematik, një krimi që sot, 26 vjet më vonë, ende kërkon drejtësi.  
Dubrava mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e pashlyeshme e brutalitetit të shtetit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve të Kosovës", ka shkruar ajo.

[Edhe ![26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës](https://resources.koha.net/images/2025/May/19/c7fb2974-7e91-4298-9294-05f7432ee3bf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 maj 2025 26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës](https://www.koha.net/arberi/26-vjet-nga-masakra-ne-burgun-e-dubraves)

E, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e quan një nga krimet më makabre që serbët kryen ndaj shqiptarëve. Ai kujtoi edhe masakrën në Vushtrri, ku forcat serbe ekzekutuan burra, gra, pleq e fëmijë, pa dallim.

"Masakra e Dubravës zbardhi fytyrën e vërtetë të gjenocidit serb, me një qëllim të vetëm, zhdukjen e qenies shqiptare përmes spastrimit etnik... Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sakrifica. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën për të vërtetën. Kosova nuk harron!" ka shkruar ai në Facebook. 

 

[#Masakra e Dubravës](https://www.koha.net/tag/masakra-e-dubraves) [#Burgu i Dubraves](https://www.koha.net/tag/burgu-i-dubraves)

Artikuj të ngjashëm

- [![27-vjetori i Masakrës së Dubravës, Kurti: Krim kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve](https://resources.koha.net/images/2026/May/22/10d67890-c698-4d73-a307-4d91c8f5f2c9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 maj 2026 27-vjetori i Masakrës së Dubravës, Kurti: Krim kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve](https://www.koha.net/arberi/27-vjetori-i-masakres-se-dubraves-kurti-krim-kunder-njerezimit-ndaj-shqiptareve)
- [![Të mbijetuar të Masakrës së Dubravës i quajnë të paharrueshme tmerret e përjetuara më 1999](https://resources.koha.net/images/2025/May/22/ea2c3098-c14a-408f-9229-f9d4bf1263d9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 maj 2025 Të mbijetuar të Masakrës së Dubravës i quajnë të paharrueshme tmerret e përjetuara më 1999](https://www.koha.net/arberi/te-mbijetuar-te-masakres-se-dubraves-i-quajne-te-paharrueshme-tmerret-e-perjetuara-me-1999)
- [![Vetëm një i akuzuar para gjykatës për masakrën e Dubravës](https://resources.koha.net/images/2025/May/19/ce1ee072-9e4c-41e1-abb9-5014398ffcb5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 maj 2025 Vetëm një i akuzuar para gjykatës për masakrën e Dubravës](https://www.koha.net/arberi/vetem-nje-i-akuzuar-para-gjykates-per-masakren-e-dubraves)
- [![Masakra e Dubravës, dëshmi e së vërtetës së Kosovës](https://resources.koha.net/images/2024/May/22/01bccf02-116a-4912-b310-93af6c3e0ca8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 maj 2024 Masakra e Dubravës, dëshmi e së vërtetës së Kosovës](https://www.koha.net/arberi/masakra-e-dubraves-deshmi-e-se-vertetes-se-kosoves)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Në PDK thanë që Kurti e Hamza takohen në 12:30, por kryeministri ende ndodhet në seancë](https://www.koha.net/arberi/ne-pdk-thane-qe-kurti-e-hamza-takohen-ne-1230-por-kryeministri-ende-ndodhet-ne-seance)

[Arbëri.]() [Musmurati: Deputetët s’po lejohen të dalin nga Kuvendi, presim votimin e Projektligjit në lexim të dytë](https://www.koha.net/arberi/musmurati-deputetet-spo-lejohen-te-dalin-nga-kuvendi-presim-votimin-projektligjit-ne-lexim-te-dyte)

[Arbëri.]() [Haxhiu u bën thirrje protestuesve për qetësi: UÇK-ja nuk mbrohet me dhunë](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-u-ben-thirrje-protestuesve-per-qetesi-uck-ja-nuk-mbrohet-me-dhune)

[Arbëri.]() [Kurti e Hamza takohen sot në orën 12:30 në Kuvend](https://www.koha.net/arberi/kurti-e-hamza-takohen-sot-ne-oren-1230-ne-kuvend)

[Arbëri.]() [Një dritare e Kuvendit thyhet nga fishekzjarrët e hedhur nga protestuesit](https://www.koha.net/arberi/nje-dritare-e-kuvendit-thyhet-nga-fishekzjarret-e-hedhur-nga-protestuesit)

[Arbëri.]() [Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin në Mjekësi për zbulimet mbi aktivitetin e trurit](https://www.koha.net/arberi/tre-shkencetare-fitojne-nobelin-ne-mjekesi-per-zbulimet-mbi-aktivitetin-e-trurit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Mbahet tubimi përkujtimor për masakrën e Dubravës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/mbahet-tubimi-perkujtimor-per-masakren-e-dubraves","datePublished":"2025-05-22T12:06:35+02:00","dateModified":"2026-07-11T04:55:08+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":400,"author":[{"@type":"Person","name":"Donisa Fazliu","url":"https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-të burgosur, familjarë, të mbijetuar të masakrës së Dubravës e zyrtarë shtetërorë kanë marrë pjesë në takimin përkujtimor të masakrës, të enjten.Më 19 maj s","url":"https://www.koha.net/arberi/mbahet-tubimi-perkujtimor-per-masakren-e-dubraves","keywords":"Masakra e Dubravës, Burgu i Dubraves","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/May/22/4ac2a1d5-0a1a-494a-8502-b62c9aa69d22.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
