Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar muajin e kaluar nga autoritetet serbe nën pretendime për krime lufte, është liruar sot.
Për këtë ka njoftuar avokati Arianit Koci.
“Dukagjin Maxhuni është liruar! Më 12 gusht, autoritetet serbe e arrestuan në Batrovc, gjatë kalimit nga Serbia në Kroaci. Fillimisht e ndaluan për verifikim. Pastaj e transferuan në Beograd dhe i caktuan 30 ditë paraburgim, nën pretendime për krime lufte”, ka shkruar Koci në një status në Facebook.
Ai ka thënë se Maxhuni është duke u kthyer te familja e tij.
Autoritetet në Serbi pretendonin se Maxhuni ka kryer krime kundër anëtarëve të dy familjeve në qershor të vitit 1999 në fshatin Bec të Gjakovës.
Il y a eu plusieurs cas cette année où la Serbie a arrêté des citoyens du Kosovo.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në vazhdimësi ka bërë thirrje për qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe bashkatdhetarët që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që të përdorin rrugë alternative dhe të shmangin kalimin përmes Serbisë.