“LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë Ministri. Le t’i mbajë Lëvizja Vetëvendosje. Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe më e rëndësishmja edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e presidentit”, ka thënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit të grupit parlamentar të kësaj partie. “Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës”
Lidhja Demokratike (LDK) ka vendosur të japë votën për kandidat konsensual për president, duke hequr dorë nga përcaktimi paraprak se çdo marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) duhet të nënkuptojë që ky post t’i takojë LDK-së.
Vendimin e ka kumtuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, që është mbajtur të enjten pasdite. Ai ka thënë se partia ka vendosur që të heqë dorë nga kërkesa për president apo marrëveshje politike për udhëheqje të institucioneve me Vetëvendosjen, e të cilat janë shtruar gjatë takimeve që Abdixhiku i ka realizuar me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.
“Le t’i ketë të gjitha LVV-ja”, ka thënë ai në një konferencë për media pas mbledhjes së deputetëve të LDK-së.
Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja do të ofrojë bashkëpunimin e saj për të zgjedhur një president jopartiak.
Pas takimeve me Abdixhikun, Kurti ka insistuar për president jopartiak.
aussi
Gjini : La position de LDK est justifiée, car elle refuse de cogouverner avec Kurti.
Ndërkaq, heqjen dorë nga kërkesa që posti t’i takojë LDK-së, Abdixhiku e ka arsyetuar me “nevojën për të shmangur krizën”.
Ai ka thënë se oferta e Vetëvendosjes për LDK-në ka qenë që kjo parti “të bëhet dekor”. Sipas tij, LVV-ja ia ka ofruar tri Ministri LDK-së, duke i kërkuar postet tjera për vete.
Tek ka thënë se LDK-ja nuk pranon nënshtrim, Abdixhiku ka shtuar se për të shmangur futjen në një krizë më të thellë, kjo parti ka vendosur që të tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita, por që të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale.
“LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë Ministri. Le t’i mbajë Lëvizja Vetëvendosje. Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe më e rëndësishmja edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e presidentit”, ka thënë Abdixhiku. “Meqë LVV-ja po vlerëson se s’ka nevojë për LDK-në si partnere, s’do ta ketë as si dekor. Në rrethana të tilla, do të qëndrojmë në opozitë, ku qytetarët na kanë vendosur dhe do të ushtrojmë këtë përgjegjësi me dinjitet. Pavarësisht këtij qëndrimi, LDK-ja s’do ta shndërrojë zhgënjimin politik në bllokadë. Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës”.
Të premten e shkuar ka qenë afati i fundit i definuar nga Gjykata Kushtetuese, brenda të cilit duhej të konstituohej legjislatura e njëmbëdhjetë. Deputetët e kanë dhënë betimin, por në pikën e rendit të ditës për ta propozuar kryeparlamentarin, Kurti ka dalë në foltore dhe refuzimin për ta dhënë propozimin e ka arsyetuar me faktin që ende nuk ka marrëveshje me partitë politike për presidentin. E, sipas tij, Kuvendi nuk bën të konstituohet pa këtë marrëveshje, meqë në të kundërtën do të konsumohej edhe afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit dhe do të imponoheshin zgjedhjet e serishme të parakohshme.
Deputetët e LVV-së, bashkë me ata të komuniteteve e pa përfshirë ligjvënësit e Listës Serbe, janë më shumë se 61, numër i mjaftueshëm për konstituimin e Kuvendit dhe për votimin e Qeverisë. Ndërkaq, për zgjedhjen e kreut të shtetit kërkohet pjesëmarrja në votim e së paku 80 deputetëve në dy raundet e para të votimit.
aussi
Nouvelle série dramatique avec des acteurs connus
Abdixhiku ka thënë se LDK-ja ka kritere për presidentin e ardhshëm. Sipas tij, kjo është që të ketë president që mbron Republikën dhe Kushtetutën.
“LVV-ja le ta formojë qeverinë me 61 deputetët e saj. Le ta ketë gjithë ekzekutivin. LDK-ja s’do t’i marrë pushtetin që ajo dëshiron ta mbajë, por as s’do ta ndajë përgjegjësinë për një pushtet ku nuk lejohet të ketë rol të denjë. Nga ky moment, zgjedhja është e qartë. LVV-ja mund ta zgjedhë stabilitetin institucional përmes një presidenti që e zgjedhim të gjithë bashkërisht, ne dhe ata. Dhe të qeverisë me shumicën e vet, ose ta çojë vendin drejt një krize shumë më të rëndë, përplasje më të rëndë, vetëm se nuk pranon as kufirin më të vogël të kompromisit demokratik”, ka thënë kryetari i LDK-së.
« Élisons un président qui serve la République, un président non partisan et non un président adepte du karaté », a-t-il déclaré, ajoutant que « les propositions unilatérales sont inacceptables ».
Ish-presidentja, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit i priu listës së kandidatëve të LDK-së dhe u prezantua në fushatë si kandidate për presidente, shkroi në Facebook se LDK-ja nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja.
“T’i japim vendit president të Republikës që e mbron Kushtetutën dhe vendin”, ka shkruar Osmani. “Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”.
LDK-ja është partia e vetme që zhvilloi katër raunde takimesh me LVV-në.
aussi
Pourquoi Agim Çeku n'a-t-il pas déclaré son indépendance ?
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza iu pat përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit, por pas takimit ka deklaruar se PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe se Vetëvendosja i ka në dispozicion subjektet e tjera për të arritur marrëveshje të mundshme për institucionet. Ftesat e mëpastajme, përfshirë edhe atë që një ditë më parë ia ka përsëritur Kurti, ai i ka refuzuar.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, është i vetmi nga liderët e partive që ka refuzuar të gjitha ftesat. Por, publikisht ka theksuar se deputetët e aleancës do të particitojnë në konstituimin e Kuvendit, votimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, nëse qeveria e re do t’i zbatojë pesë kërkesa të kësaj partie, të cilat përfshijnë nga projekte që lidhen me energjinë, deri te ndarja e rreth 1 miliard eurove për kryeqytetin.