Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Kurti à propos de la stratégie de protection des anciens dirigeants de l'UCK : d'abord l'idée et la vision, ensuite le coût

Albin Kurti

Photo de : Driton Pacharada

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se në buxhetin e vitit 2027 do të përfshihet veç tjerash edhe mbështetja financiare për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e apelit.

E pyetur nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi nëse Qeveria ka ndarë buxhet për zbatimi ne strategjisë shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve dhe angazhimin e eskpertëve ndërkombëtarë, Kurti ka deklaruar se e rëndësishme ka qenë fillimisht ideja dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre, pastaj kostoja.

“Ne kem afatin deri më 31 tetor që ta votojmë buxhetin për vitin 2027, këtë do ta bëjmë dhe natyrisht aty do të përfshihen të gjitha linjat e nevojshme për secilën fushë por edhe për çështjen e mbështetjes financiare për katër ish-krerët e UÇK-së. Ta kemi parasysh që së pari duhet strategjia shtetërore dhe më pastaj kostot. Njëherë vije ideja, mekanizmat, masat e pastaj kostoja e tyre. Jo kostoja para mekanizmave e vizonit. Së dyti duhet t’ia lëmë këtij grupi punues prandaj edhe e kemi formuar, tash unë nuk mund të bëhem zëdhënës paragjykues i punës që do të bëjë grupi punues”, ka deklaruar Kurti.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Kurti ka thënë se grupi punues për strategjinë shtetërore do e informojnë atë një herë në muaj dhe se është gjithëpërfshirës.

“Duhet të presim që t’i mbajnë takimet dhe të na e sjellin rezultatin e punës me ç’rast grupi është gjithëpërfshirës. E dini që është Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, do të jetë Ministria e Drejtësisë, por do të ketë nga një përfaqësues edhe zyra e presidentes, zyra e kryeministrit, pastaj nga Kryesia e Kuvendit dhe secili grup parlamentar. Qëllimi është që njëmend të krijohet një strategji e mirë shtetërore. Do të më informojnë mua një herë në muaj, por unë besoj që nuk është koha tash të flasim se çka do të ndodhë pas gjashtë muajsh”, ka deklaruar Kurti.

Lire les autres mises à jour
Assemblée du Kosovo - 15 novembre

Le Parlement tient une session et examine le projet de loi sur la prévention du blanchiment d'argent.